Dobitë shëndetësore të Dudit të zi (Manit) – Morus nigra

DUDI ZI (Morus nigra)

Përmbajtja: flavonoide, taninë, kumarinë, sheqer, vitamina A,B1, B2, C.
Vetitë
– përdoret për shërim te faringut të pezmatuar gjithashtu, në mjekimin
– kundër anemisë,
– për luftimin e krimbave parazitarë të aparatit tretës,
– kundër dhimbjes së dhëmbëve.
– për mjekimin e plagëve të shkaktuara nga djegie të ndryshme.
– përdoret për shërim te faringut të pezmatuar gjithashtu,
– për uljen e tensionit të lartë të gjakut
– kundër sëmundjeve të mëlçisë
– dhembje reumatike
– janë antibakteriale,
– anti diabetik
– qetësues,
– për ngjyrosjen e flokëve.

Morus nigra ose dudi(mani zi)eshte fryt me perqindje te lart te fruktozes dhe materjeve tjera si tanina dhe pektina.permban ne vete shume vitamina dhe elemente.ne mjekesine tradicionale frutat e pjekur perdoren per qetesimin e pezmatimit te mukozes se gojes, ndihmon tretjen dhe është laksativ i lehtë.

Përvec frytit përdoret edhe gjethi kundër diabetit, në gjeth përvec vitaminës C e cila dominon përmban edhe inulinë.

Në mjekësin kineze manat konsiderohen tonik natyral për gjak se pastrojnë dhe forcojnë tërë sistemin kardiovaskular. Ja si t’i përdorni më së miri.

Të pasur me antioksidantë, nutrientë e vitamina, manat vlerësohen në tërë botën si superushqim dhe një nga ilaçet më të mira nga natyra. Ka mana të zeza, të kuqe dhe të bardha dhe të gjithë këto janë shërues. Mund të përdorni lëvoren, gjethet, frutat e freskëta por edhe të thatë.
Përveç që e gjithë bima është e pasur me antioksidantë, përmbajnë alkoloide të cilat ynë forcojnë imunitetin, balancojnë sheqerin në gjak, ndërsa frutat e thata konsiderohen si një nga delikatesat më të shëndetshme natyrore.

Për ta përmirësuar shikimin më së miri do të ishte që gjatë ditës të pini të paktën një gotë me lëng nga manat, sepse përmban vitaminën A. Kjo në veçanti rekomandohet për njerëz që kalojnë shumë kohë në kompjuter.

Ky lëng po ashtu është shumë i dobishëm për shërimin pas operacioneve ose sëmundjes, sepse shpejton shërimin, përmirëson qarkullimin dhe parandalon infeksionet. U rekomandohet edhe nënave pas lindjes.

Është interesante që manat nxisin prodhimin e melaninës në lëkurë, çka ndihmon të mbani dhe freskoni ngjyrën tuaj natyrale. Mund ta aplikoni direkt në flokë (vetëm lëng i pastër) për të përmirësuar rrënjën e flokëve dhe përshpejtuar rritjen e shëndetshme.

Çaji për sistemin kardiovaskular bëhet ashtu që sythat me gjethe të manit mblidhen dhe thahen, ndërsa nga ato përgatitet pija, e cila është e mirë edhe për dobësim.
Korja e grimcuar e manit e shndërruar në pluhur shërben si melhem për shërimin e shpejtë të plagëve.

Diabetikëve u rekomandohet çaji nga gjethet e manit të zi. Duhet që 50 gr të këtij gjethi të grimcuar të qiten në gjysmë litri ujë të vluar dhe të qëndrojë 10 minuta me kapak me përzierje të kohë pas kohëshme. Pija pastaj kullohet dhe pihet gjatë ditës.

Edhe xhemi nga manat është delikatesë fenomenale dhe e shëndetshme për kafjall.

Artikulli paraprakSHBA sulmon Irakun dhe Sirinë me 36 sulme ajrore
Artikulli vijuesEKSKLUZIVE: AAK e Nisma për Kosovën nisin përgatitjet për koalicion parazgjedhor