Duka ua ndalon xhaminë e kishën lojtarëve të Kombëtares!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka kërkuar nga lojtarët e Kombëtares që mos të shkojnë në xhami e kishë me uniforma të Kombëtares.
 
“Respektoj besimin e futbollistëve dhe të trajnerit, por mendoj se në vendet e kultit do të ishte më mirë të shkonim të veshur civilë”, ka deklaruar ai, raporton ‘Panorama Sport’.
 
Disa prej lojtarëve të Kombëtares falën xhumanë të premten me fanella të Kombëtares. Kurse,para ndeshjes, në kishë ishte edhe Gianni de Biasi.
Artikulli paraprak"Besimi dhe durimi na sollën fitoren"-thotë Lenjani
Artikulli vijuesBMW Abu Dhabi prezanton BMW i8 (Foto)