Efektet shëndetësore të karrotave

Karrota është njëra prej perimeve më të shëndetshme. Konsumimi i saj rekomandohet për efekte të mira shëndetësore.

Nëse dëshironi të keni thonj, lëkurë dhe flokë më të shëndetshëm, por edhe ta përmirësoni shëndetin e dhëmbëve tuaj dhe ta pastroni mëlçinë, përfshijeni këtë lloj perime në menynë tuaj, transmeton 21 Media.

Plakja

Karrota konsiderohet si ushqim kundër plakjes, sepse është e pasur me beta-karotinë, antioksidues, që lufton kundër radikaleve të lira.

Bukuria

Kjo perime është e pasur me antioksidues dhe me vitaminë A, materie ushqyese të rëndësishme për flokë, thonj dhe lëkurë të shëndetshme.

Sëmundjet kardiovaskulare

Karrota përbëhet prej beta-karotinës, alfa-karotinës dhe luteinës, antioksidues, që luftojnë kundër kolesterolit.

Shëndeti i dhëmbëve

Konsumimi i karotës e përmirëson shëndetin e dhëmbëve. Ajo i mënjanon shtresat, ndërsa kafshimi i karrotës e ndez prodhimin e pështymës dhe në atë mënyrë e balancon nivelin e acidit, që lufton kundër baktereve.

Shëndeti i mëlçisë

Kjo perime konsiderohet si ushqim detoksikues për shkak se e pastron mëlçinë. Ndihmon në reduktimin e prodhimit të vrerit, si dhe mbledhjen e yndyrave në mëlçi.

Artikulli paraprakJa çfarë i bën djersa lëkurës tuaj
Artikulli vijuesLëng kokosi apo ujë?