Një gjykatë egjiptiane të shtunën konfirmoi dënimin me burg prej 20 vitesh ndaj presidentit të parë të zgjedhur me vota të lira, Mohamed Morsin.
Në prill 2015, Morsi dhe disa të pandehur të tjerë u dënuan me 20 vjet burg në lidhje me përleshjen vdekjeprurëse para pallatit presidencial Ittihadiya në Kajron lindore në vitin 2012.
Edhe pse nga përleshjet u vranë 11 persona, në mesin e të cilëve edhe tetë mbështetës të Morsit, gjykimi ishte i lidhur me vdekjen e një gazetari dhe dy kundërshtarëve të Morsit.
Verdikti i të shtunës është përfundimtar dhe nuk mund të apelohet, por mund të hiqet me falje të Presidentit i cili erdhi në krye të vendit me grushtet.
Morsi është presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Egjiptit, dhe u rrëzua me grusht ushtarak në vitin 2013. Morsi si president qëndroi vetëm një vit.
Presidenti i rrëzuar u përball me dënim me vdekje dhe dënim të përjetshëm.
Morsi, së bashku me të gjithë të bashkakuzuarit, pohon se akuzat janë të motivuara politikisht.