Ndodh në Francë: për shkak të mishit të derrit, rreth të kuq në qafë nxënësve muslimanë dhe hebrenj

Një shkollë fillore në Francë ka promovuar indinjatë dhe zemërim pasi u kishte vendosur nxënësve muslimanë dhe hebrenj një rreth të kuq në qafë gjatë kohës së drekës, në mënyrë që personeli i kuzhinës të mos u shërbente mish derri.

Shkolla fillore Piedalloues në qytetin francez të Auxerre, u dha rrathë të kuq nxënësve që nuk hanin mish derri dhe rrathë të verdhë atyre që nuk hanin mish.

Tetëmbëdhjetë nxënësve, nga 1 mijë e 500 nxënës që ka gjithsej shkolla, iu kërkua që të vinin rrathët. Më pas u hoqën pas protestave të prindërve të zemëruar dhe drejtuesve lokalë, të cilët thanë se kjo u kujtonte yllin e verdhë të cilin duhet të mbanin hebrenjtë gjatë pushtimit nazist.

“Është revoltuese. Na kujton kohët e errëta,” tha Malika Ounes, një këshilltare lokale. “Praktika të tilla janë të pa pranueshme! Askush nuk ka të drejtë t’i detyrojë fëmijët ta bëjnë këtë.”

Christian Sautier, drejtori i komunikimit në zyrën e krye bashkiakut, tha se ishte “një nismë e izoluar dhe pa takt, e cila u testua vetëm për një ditë.” Ai tha se kjo është bërë nga personeli i kuzhinës pa informuar autoritetet lokale, të cilat e ndaluan menjëherë.

“Kur e morëm vesh, gati sa nuk na lëshoi toka,” tha z. Sautier, duke shtuar se kryetari i bashkisë ka urdhëruar një hetim për këtë.

Dhënia e vakteve pa mish derri në shkollat franceze është kthyer në një çështje të ndjeshme. Fronti Nacional i të djathtës ekstreme e kundërshtoi këtë praktikë. Udhëheqësja e kësaj partie, Marine Le Pen, nxiti debate vitin e kaluar kur u përpoq të detyronte kuzhinat e shkollave në qytetet ku partia e saj kishte fituar zgjedhjet që të mos u jepej nxënësve zgjedhje pa mish derri.

Të martën, ish-presidenti i qendres së djathtë, Nicolas Sarkozy, tha se edhe ai e kundërshtonte mundësinë e ushqimeve pa mish derri në shkolla, një pikëpamje e cila u mohua menjëherë nga figura të rëndësishme në partinë e tij.

Gjithashtu, krye bashkiaku republikan në qytetin ku ndodhi incidenti ka urdhëruar shkollat që të mos u japin nxënësve zgjedhje pa mish derri në ditët kur shërbehet mish derri. Një grup musliman ka filluar procedurat ligjore kundër kësaj nisme, e cila pritet të vihet në zbatim muajin që vjen.

Po ashtu, ka pasur debate nëse duhet të ofrohet mish hallall për fëmijët muslimanë në kampet verore apo jo. Debate ka pasur edhe mbi shaminë.

Shamia dhe forma të tjera të veshjes që kanë lidhje me fenë janë të ndaluara në shkollat shtetërore. Ndërsa një ligj i vitit 2011 ndalon mbulimin e fytyrës në vendet publike.

Artikulli paraprak"Skamja qoj në vetëvrasjen e 48 veteranëve"
Artikulli vijuesVIDEO – Islami ka vlera – mos u komplekso