Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në një intervistë për France 24 ka dhënë detaje mbi gjendjen në Turqi pas tentativës së organizatës terroriste FETÖ për grusht shteti, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lidhje me krerët e institucioneve Erdoğan ka thënë se nuk kanë marrë asnjë vendim konkret në lidhje me to.
“Kur kalon lumi nuk ndryshohet kali”
”Nëse do të japim një vendim, normalisht që do të ulem të konsultohem me Kryeministrin e vendit dhe do të vendosim. Momentalisht jemi në një periudhë kalimtare. Tek ne ka një fjalë të urtë. ‘Kur kalon lumin nuk ndryshohet kali’. Edhe ne momentalisht jemi në një gjendje të tillë. Momentalisht bashkë me kolegët, shokët dhe miqtë tanë po vazhdojmë të punojmë. Duhet të them diçka në mënyrë të hapur. Kemi të bëjmë me një problem në Shërbimin Informativ. Kur ndodhi sulmi tek kullat binjake në SHBA nuk kishte probleme me shërbimin informativ_? A u shkarkua njeri nga detyra? Edhe në Francë ndodhi e njëjta gjë apo jo? Po atje nuk kishte probleme me shërbimin informativ? Normal që kishte. Kjo do të thotë që herë herë kemi probleme me shërbimet informative. Por gjithsesi ne së bashku me Kryeministrin do të vlerësojmë këtë gjë dhe do të marrim një vendim të tillë. Momentalisht të gjithë drejtuesit e institucioneve tona janë në krye të detyrës.”
Ndërsa pyetjes se nëse ka dhënë dorëheqjen kreu i MIT, Hakan Fidan, Presidenti i është përgjigjur “jo”.
“Jemi të detyruar të pastrojmë këtë strukturë terroriste”
Një pyetjeje se sa do të vazhdojnë operacionet pas tentativës për grusht shteti, Presidenti Erdoğan i është përgjigjur: ”Një gjë duhet ta kemi të qartë. Turqia ka një popullsi prej 79 milionë banorë. Dhe jemi duke e pastruar këtë popullsi prej 79 milionë banorësh nga grupet terroriste. Nëse nuk e pastrojmë do të paguajmë rëndë pasojat. Për shëmbull ne kemi dhënë 40 mijë dëshmorë në luftën kundër organizatës terroriste PKK deri më sot në një periudhë kohe prej 34 – 35 vite. Siç e shikoni edhe tani jemi duke vazhduar me operacionet kundër tyre. Këta kanë 40 vite që po futen në institucionet shtetërore turke. Momentalisht këta janë në një gjendje metastaze pasi janë si një virus. dhe ne duhet ta pastrojmë në mënyrë ideale shtetin tonë në mënyrë që të mos ketë më probleme të kësaj natyre.”
”Kjo është e gjitha një tentativë për grusht shteti”
Një pyetjeje për operacionet e tanishme dhe reagimet e Perëndimit, Presinti Erdoğan i është përgjigjur në këtë mënyrë: ”Un nuk shoh se çfarë thonë ata dhe nuk më intereson shumë. Në Francë u shpall gjendja e jashtëzakonshme për 3 muaj dhe më pas u shtua dhe 3 muaj të tjerë dhe u bë 6 muaj gjithsej. Në Belgjikë u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Në Ferguson të SHBA-së po ashtu si dhe në Münih e njëjta gjë. Sa persona humbën jetën në Münih? 6 persona. Pak më parë un ju thash juve që kemi të bëjmë me 246 viktima. Ajo që ndodhi në vendin tonë ishte e gjitha një tentativë për grusht shteti dhe një veprim për të shembur shtetin tonë.
Nëse edhe media qëndron pas tyre edhe ato do të paguajnë për këtë. Kjo është e parashikuar në ligj dhe drejtësi. Ç’të ketë në ligj duhet të veprohet me saktësi. A mund të bëhet puç me ligj? Por këto me urdhra nga Pensilvania tentuan të bëjnë grusht shteti. Tashmë kemi edhe nga ata që kanë pranuar fajin dhe ata tregojnë qartë se nga e kanë marrë urdhrin. Madje kanë shkuar më tej duke thënë Shefit të Shtabit. Mund të ju takojmë ose të flisni me drejtuesin tonë Fetullah Gylen. këtë po e them për herë të parë këtu në France 24.”
Presidenti Erdoğan në lidhje me qëndrimin e vendeve perëndimore duke pyetur se nëse janë me shtetin turk apo me ata të cilët tentuan të bëjnë grusht shteti, ka theksuar se liderët e vendeve perëndimore duhet të lënë paragjykimet dhe të jenë përkrah Turqisë.