Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një deklaratë për kanalin gjerman RTL ka vlerësuar çështjet si vizitën në Rusi, tentativën e puçit nga kulti i dhunshëm terrorist FETÖ, qëndrimin e BE-s-, etj
Erdogan, duke theksuar se dëshirojnë të hapin një korridor për dërgimin e ndihmave humanitare në qytetin Halep të Sirisë, tha se me mbështetjen e Rusisë do ta zgjidhin këtë problem, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdogan në një deklaratë për kanalin gjerman RTL ka vlerësuar çështjet si vizitën në Rusi, tentativën e puçit nga kulti i dhunshëm terrorist FETÖ, qëndrimin e Bashkimit Evropian, liberalizimin e vizave dhe gjyqësorin gjerman.
Erdogan, ka vënë në dukje se me Rusinë me një emocion të ndryshëm kanë nisur një periudhë të re në fushat e politikës, ushtarake, ekonomike, kulturore dhe në turizëm, ku dhe gjatë vizitës në këtë vend kanë qenë të pranishëm edhe shumë ministra. Erdogan ka shtuar ndër të tjera se vitin e ardhshëm do të kenë bisedime të cilat një herë do të mbahen në Rusi dhe një herë në Turqi.
Në lidhje me problemet që Turqia po përballet në kufirin me Sirinë, ai u shpreh se NATO e ka lënë vetëm Turqinë. Erdoğan ka tërhequr vëmendjen se Turqia nuk ka asnjë problem me NATO-n dhe ka shtuar më tej se “NATO nuk duhet të lërë vetëm anëtarin e sajë. Në kufirin me Sirinë përjetojmë probleme shumë serioze dhe traumatike. Si rezultat i bombave të hedhura nga ana e Sirisë po humbin jetët njerëzit tanë. Nëse nuk do të jetë sot, kur do të jetë NATO në anën tonë? Halepi gjithashtu është në një periudhë të vështirë. Çfarë mund të bëjmë për të zgjidhur nevojat humanitare; kjo është pyetja.”
Ndër të tjera Erdogan ka pohuar se në takimin me presidentin rus Vladimir Putin kanë diskutuar edhe për çështjen e Halepit. Ai duke vënë në dukje rëndësinë e mbrojtjes së popullatës të rajonit tha se “Do të ketë një korridor, korridore për dërgimin e ndihmave humanitare. Besoj se këtë çështje do ta zgjidhim me mbështetjen e Rusisë.”
Erdogaan: BE-ja po na zvarrit që prej 53 vitesh
Duke rikujtuar se Turqia po pret që prej 53 vitesh për anëtarësimin në BE dhe duke shpjeguar se detyra e tij është të thotë të vërtetat Erdogan ka vlerësuar se “BE-ja po na zvarrit që prej 53 vitesh. Ju si gazetar a e bëni ndonjëherë këtë pyetje? Pse e zvarrit BE-ja Turqinë që prej 53 vitesh? Gjithmonë e kam shprehur; A do ta pranoni apo jo Turqinë? Pse vërdalliseni dhe nuk shpreheni të qartë? Në qoftë se bëni këtë ndodh kjo, nëse bëni atë ndodh kjo.”
Erdogan, më tej ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë e cila nuk ka lejuar të lidhej me telekonferencë në mitingun kundër puçit, i cili u mbajt dy javë më parë në Köln të Gjermanisë.
Duke vënë theksin se gjykata nuk ka lejuar fjalimin e një presidenti të zgjedhur me 52 përqind të votave Erdogan u shpreh se “A mos ta shpreh këtë? Këtë ia kam përcjellë dhe Merkelit e cila mu shpreh ‘gjyqësor i pavarur’. Çfarë gjyqësori i pavarur na qenka ky? Kur flitet për gjyqësor të pavarur duhet të japë vendime të drejta.”
Pretendimet e Amnesty International
Presidenti Erdogan ndër të tjera ka cekur edhe pretendimet e Amnesty International se në Turqi po kryhen tortura, ku ai i ka cilësuar larg nga të qenit konkrete dhe të bazuara në dizinformacion dhe gabime pretendimet e organizatës.
“Organizata Amnesty International merr për bazë disa lajme në mediat sociale. A ka ardhur ndonjëherë këtu të shikojë Parlamentin e Turqisë? A i ka dëgjuar ministrin e drejtësisë dhe të brendshëm? Nuk kanë asnjë vlerë asnjë deklaratë e tyre përderisa ata nuk kanë dëgjuar ministrat. Unë i kam trokitur derën atyre në kohën që do të më arrestonin se lexova një poezi. Nuk u interesuan me mua. Amnesty International nuk vepron drejtë dhe saktë. Është një organizatë ideologjike, nuk është një organizatë e drejtë. Unë flas hapur”, tha Erdogan.