Facebook shfaq opsionin “Share” në faqen mobile

Facebook ka prezantuar butonin “Share” për faqen e saj mobile. Kjo veçori, që shfaqet në postimet e newsfeed (furnizuesi me lajme) pranë butonave “like” dhe “comment”, ju lejon përdoruesve që të postojnë linqe apo fotografi në profilet e tyre dhe ju jep atyre opsionin për të shtuar komente.

Sikurse edhe versioni desktop, përdoruesit po ashtu mund të zgjedhin për ta shpërndarë përmbajtjen me “audiencë” specifike dhe grupet e “listës së shokëve”.

I shumë kërkuar nga përdoruesit mobil, opsioni i shpërndarjes do të vijë së shpejti për platformat iOS dhe Android.

“Kompania tha se nuk kishte asnjë pengesë teknike që butoni share të jetë si opsion në celularë”,- u tha në faqen e Facebook. “Facebook-u thjeshtë nuk e kishtë këtë gjë prioritet.”

Përdoruesit ishin të limituar në shpërndarjen e linqeve vetëm në versionin desktop

Kur përdoruesit klikojnë për të parë një postim, sikurse në foton më poshtë, butoni share shfaqet në madhësi më të vogël dhe pa simbolin e shigjetës pranë tij.

Tani kur ky buton është shfaqur për pajisjet mobile, postimet e sponsorizuara, sigurisht se do të shpërndahen më shpesh, duke zgjeruar edhe më tej përfshirjen e faqeve të brendeve.

Para këtij përditësimi, përdoruesit ishin të limituar në shpërndarjen e linqeve vetëm në versionin desktop të Facebook-ut. Sipas Inside Facebook, butoni shfaqej vetëm atëherë kur përdoruesit shihnin faqen në shfletuesin e Facebook-ut dhe kur klikonin për më shumë opsione që gjendej lartë në anën e djathtë. Facebook-u nuk i’u përgjigj menjëherë kërkesës për komente.

Çfarë mendoni ju për shtimin e butonin sharë në faqen mobile të Facebook-ut dhe aplikacionet e tij? Na shkruani në komente. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakItali, ekzekutohen dy shqiptarë
Artikulli vijuesJemeni simpatizon popullin e Kosovës