Ahmed Maher (BBC, Bagdad)
Om Husein është një nënë në skaj të qëndrueshmërisë. Ajo së bashku me burrin e saj dhe katër fëmijë të vegjël, vuajnë nga varfëria sikur edhe miliona irakianë të tjerë.
Burri i saj, Aliu, i papunësuar me probleme të zemrës dhe të diabetit. Ajo ishte shtylla e familjes 9 vitet e kaluara, duke punuar si shërbëtore. Por tani është e rraskapitur dhe nuk mund të punojë më.
“Jam e rraskapitur dhe nuk mund të fitoj para për pagesën e qirasë, ilaçeve, nevojave të fëmijëve dhe ushqimit, dhe potencoi që për momentin shfrytëzojnë një dhomë gjumi të familjarëve të tyre në Bagdadin lindor. Shtëpia e tyre ishte rrënuar disa muaj më parë dhe ata mbijetojnë duke falënderuar shokët dhe të afërmit e tyre.
Burri mandej shtoi që deri sa ka qenë me shëndet të mirë, ka punuar punë të ndryshme, si kasap, mëditës, pastrimin e plehrave etj. dhe e merrnin atë që ju jepej, pa kërkuar gjë si kompensim. Gjithashtu biri i tyre mblidhte mbeturina buke që të tjerët kishin hedhur vetëm se të mbijetojnë.”
Duke u ballafaquar me këtë varfëri, zonja Husein ishte e detyruar të bëj një sakrificë të madhe.
“Vendosa për ta shitur veshkën time”, tha ajo. “Meqë nuk mundesha të siguroj ekzistencën e familjes, më mirë ishte të shes veshkën se sa trupin apo të jetojmë nga bamirësia e tjerëve.”
Çifti takoi tregtarët ilegal që t’ua shesin veshkën, mirëpo testet shëndetësore treguan që organet e saj nuk janë mjaftueshëm të shëndoshë për transplantim.
Pasoi dëshpërimi, dhe çifti ishte i detyruar të merr një vendim për një zgjidhje akoma më të rëndë.
“Për shkak të kushteve të mjerueshme, ne gjithashtu menduam për shitjen e veshkës së djalit tonë”, tha Aliu duke drejtuar me dëshpërim drejt djalit të tyre nëntëvjeçar.
Tregtia me organe
Varfëria e rëndë ka bërë trafikimin e veshkave dhe organeve të tjera një fenomen në Bagdad.
Sipas statistikave të Bankës Botërore nga 2014, rreth 22.5% e popullsisë prej rreth 30 milionë njerëz në Irak jetojnë në varfëri të skajshme. Varfëria ka shkaktuar rritjen e tregtisë me organe, për shembull një veshkë shitet rreth 10.000 dollarë.
“Ky fenomen është i përhapur dhe autoritetet nuk janë në gjendje ta luftojnë”, thotë Firas el-Bajati, avokat për të drejtat e njeriut.
Gjithashtu shton se ato operime kryhen në spitale private, por edhe në ato shtetërore, kryesisht në pjesën që kontrollohet nga kurdët meqë atje ka më pak kontrolle.
Në vitin 2012 për ndalimin e këtij fenomeni shteti aprovoi ligjin e ndalimit të dhënies së veshkës përveç pjesëtarëve të familjes; por tregtarët edhe për këtë gjë gjejnë rrugëdalje duke ndërruar identitetin e shitësve dhe blerësve.
Mjeku Rafid el-Akili, punëtor në Qendrën për transplantim dhe sëmundjet e veshkave në Bagdad potencon se nganjëherë kanë dyshime, por nuk është e mjaftueshme që të ndërpritet operimi.
Përshtati: Lutfi Muaremi
(Islampress)