Së paku 65 njerëz janë të vrarë dhe mbi 300 të plagosur në shpërthimin që ndodhi në një park publik në lindje të Pakistanit në Lahore.
Grupi i talibanëve Jammat ul Ahra ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se donin të vrisnin të krishterët raporton Independent.
Bomba u detonua në mbrëmje sipas orës lokale ku shumë familje të krishtera ishin duke vizituar parkun Gulshan-e-Iqbal për të festuar Pashkët.
Shpërthimi ndodhi kur ato po largoheshin nga parku, shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.
50 nga viktimat janë fëmijë./KohaIslame