Sistemi arsimor finlandez është quajtur një nga sistemet më të përparuara në botë, kjo për sa i përket mënyrës së zhvillimit të orës mësimore apo kurrikulave bazë.
Ditën e sotme, Departamenti i Edukimit në Helsinki, Marjo Kyllonen, ka shpjeguar ndryshimet që do të ndodhin në shkollat finlandeze:
“Shkollat tona po i mësojnë fëmijët me një model të vjetër, përfitimet e të cilit i kemi marrë vetëm në vitet 1900, por tani nuk marrin asgjë. Prandaj kemi vendosur të heqim lëndët mësimore si matematikë, biologji, histori, kimi etj. nga kurrikula mësimore e shkollave tona”.
Ai ka treguar se fëmijët nuk do të studiojnë më gjëra të përgjithshme, por çështje dhe lëndë konkrete si “Puna në një bar- kafe”. Aty nxënësit do të mësojnë se si të komunikojnë me klientët dhe si të menaxhojnë një biznes.
“Nuk do të shohim më fëmijë të ulur në radhë nëpër banka, por grupe nxënësish që studiojnë dhe komunikojnë me të tjerët dhe mësuesit”, – ka shtuar Kyllonen.
Ndryshimet priten të mbarojnë përfundimisht në 2020-n.