Fotografitë tregojnë aterimin gati tragjik në Aeroportin e Prishtinës

“Fal Zotit shpëtuam nga një tragjedi e mundshme gjatë aterrimit të aeroplanit të linjës Stamboll-Prishtinë”, ka shkruar një pasagjer që ka qnë brenda aeroplanit.

Një pasagjer që ka qenë brenda aeroplanit të Turkish Airlines që po udhëtonte nga Stambolli në Prishtinë, ka publikuar fotografi pas daljes nga aeroplani që gjatë aterimit doli krejtësisht nga pista.

“Fal Zotit shpëtuam nga një tragjedi e mundshme gjatë aterrimit të aeroplanit të linjës Stamboll-Prishtinë”, ka shkruar ai në postimin e fotografive.

aeroplani3

aeroplani2

Në këto fotografi shihet sesi aeroplani që zyrtarisht sipas të dhënave të Aeroportit “Adem Jashari” ka ateruar në orën 19:32, ka dalë krejtësisht nga pista.

Shumë pasagjerë kanë dalë të frikësuar nga aeroplani ku kanë qenë të ngujuar për afro një orë. Në aeroplan ka pasur edhe shumë fëmijë.

aeroplani4

Artikulli paraprakTrump: Nuk mund të lejojmë Kinën “të përdhunojë” vendin tonë
Artikulli vijuesDokumente: DAESH dhe regjimi e Assadit bashkëpunuan për Palmirën