Francë: Takim ndërkombëtar për Irakun dhe Sirinë

Autoritetet në Francë kanë njoftuar se në fillim të muajit të ardhshëm do të mbahet një takim ndërkombëtar për konfliktet në Irak dhe Siri.
 
Zëdhënësi i qeverisë së Francës, Stephane Le Foll, tha sot se ky takim do të mbahet më 2 qershor.
 
Ky njoftim u bë pasi militantët e ISIS e okupuan një të tretën e qytetit të lashtë Palmira në Siri, ndërsa qeveria e Irakut u ka bërë thirrje vullnetarëve për të ndihmuar në rimarrjen e kontrollit të qytetit Ramadi, i cili është okupuar nga militantët e ISIS.
 
Në samitin e fundit për Irakun dhe Sirinë, që është mbajtur në Paris, në shtator të vitit 2014, patën marrë pjesë përfaqësuesit e 30 vendeve dhe organizatave ndërkomnbëtare.
 
Në këtë samit ishte diskutuar për rolin eventual që vendet mund të kenë në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit te ISIS, që ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri, prej qershorit të vitit 2014./rel
Artikulli paraprakEnver Hasani fshihet prapa imunitetit
Artikulli vijuesMali: Komandot franeze i kanë vrarë dy liderë islamikë