Një qytetar i Francës i cili u arrestua në fund të muajit maj në kufirin Ukrainë-Poloni kishte planifikuar një seri sulmesh në Francë para dhe gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, ndërsa bashkë me të në momentin e arrestimi të tij janë gjetur 125 kilogramë eksplozivë, kanë njoftuar sot autoritetet ukrainase.
Shefi i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Ukrainës Vasilij Gricak ka thënë se një francez i paidentifikuar ka qenë në kontakt me grupe ilegale të armatosura në Ukrainë, për blerjen e armëve dhe eksplozivëve.
“Francezi ka folur negativisht për veprimet e qeverisë së tyre, migrimin masiv, përhapjen e islamit dhe globalizimit, si dhe planet për të kryer sulme terroriste”, tha Gricak në një konferencë për media në Kiev,shkruan Tanjug
25 vjeçari i arrestuar i cili është aktualisht në burg të Ukrainës dhe i cili pritet që të ekstradohet tek autoritetet franceze, kishte planifikuar për të kryer një sulm në Francë.