Gjashtë të vdekur nga përplasja e avionit privat me një pemë

1 Min Read

Një avion privat është përplasur me një pemë, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, avioni, i cili shpërtheu në flakë, është përplasur teksa po përpiqej të ulej në Shannon Airport, në Virginia.

Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se piloti, i cili fillimisht po tentonte të ulej në pistë, kishte hequr dorë dhe nis të ngjitej sërish në ajër, ku edhe u përplas me pemën.

Akoma nuk dihet arsyet e një veprimi të tillë nga ana e pilotit.

TAGGED:
Share This Article