Gjendet 2 tonë drogë e fshehur në varr në Meksikë

Ushtria meksikane ka gjetur 241 pako me përmbajtje lëndë narkotike të llojit marihuanë, e cila arrinte në shumën totale të 2.2 tonelatave.

Droga e sekuestruar është gjetur brenda një varri në lindje të vendit.

Lajmi i gjetjes së drogës është dhënë nga ministri i mbrojtjes së vendit dhe ka ardhur falë një operacioni ushtarak.
Autoritetet meksikane nuk kanë dhënë deklarata të mëtejshme për arrestime të personave, ose grupeve kriminale që kanë lidhje me drogën e fshehur në brendësi të varrit.kohaislame

Artikulli paraprakPolicia sërish kap armë në dasma
Artikulli vijuesVERIFIKIMI I VETERANËVE, LARGOHET AZEM SYLA