Gjërat që iPhone 5 ende nuk mund t’i bëjë

Sa i përket specifikave, performancës si dhe dizajnit iPhone 5 është produkti më i mirë i Apple deri më sot. Mirëpo kjo nuk do të thotë që kanë bërë maksimumin. Gjatë prezantimit nuk janë përgjigjur e as diskutuar disa prej karakteristikave që ne jo vetëm që i duam në iPhone por mendojmë që Apple është vonuar me këto karakteristika.

NFC për transfer të fotografive dhe pagesave me celular

Në vend të integrimit të NFC në iPhone, Apple do të mundohet që t’ju bind të përdorni sistemin e saj Passbook, i cili lejon përdoruesit të ruajë bileta, kuponat për dhuratë, dhe gjërat të ngjashme. Passbook-u mund të kryej shumicën e detyrave që mund të beni edhe me NFC, por padyshim jo të gjitha. Për shembull, me Passbook ju nuk mund të përdorni WiFi pë të dërguar të holla të një mik apo online shop nëpërmjet PayPal. NFC gjithashtu ju lejon që të transferoni përmbajtje (audio, video, foto, linqe, etj…) midis pajisjeve vetëm me një prekje nderrmjet dy pajisjeve, sikurse në Galaxy S III.

Një zgjidhje tjetër për tastierë, si Swype

Swype është diçka e prezantuar në telefonat Android. Në vend të prekjes një nga një në cdo shkronjë, në SwYPE ju mund të tërhiqni gishtin tuaj mbi shkronja pa larguar gishtin dhe si rezultat mesazhi juaj shkon shumë më shpejt. Edhe pse Swype është duke zhvilluar aplikacionin Apple ende nuk i lejonë zyrtarisht.

Mbështetje për SD kartelë

Tani kur Smartphone-at janë të avancuar askush nuk ka dëshire të mbaj dy pajisje, për këtë arsye iPhone e zëvendëson edhe iPod-in që ofrohet me 160GB kapacitet, mos përkrahja e SD kartelave na shtynë që çdo javë të ndërrojmë apo edhe të lëjmë shumicën e photove si dhe këngëve në shtëpi.

Një mikro-HDMI port

Ende nuk e kuptojmë se pse iPhone 5 nuk ka një mikro-HDMI port për lidhje në TV, Projector. Për të lidhur në TV ju duhet të keni Apple TV që kushton 99 dollar apo të përdorni adapter special (29$). Kindle Fire HD dhe shumica e telefonave dhe Tabletave Android përdorin mikro-HDMI port që e lehtëson shumë punën për tu lidhur në TV apo edhe në projektor për ndonjë prezantim, si dhe kryesorja nga aspekti ekonomik është më e përballueshme për përdoruesit sepse ju duhet vetëm një kabëll HDMI që kushton 8-10 Euro.

Bateria të zëvendësueshme

Edhe pse kohëzgjatja e baterisë është përmirësuar, shumica prej neve përdorim smartphone gjatë gjithë ditës, kështu që mirë do të ishte që të kemi një rezervë me veti që mund të zëvendësojmë kur të duam. Përdoruesit që e mbushin shumë shpesh iPhonin (3-4 herë në ditë) e dinë shumë mirë që kapaciteti i baterisë bjen pas 10 muajve dhe për të zëvendësuar me bateri të re duhet të paguajnë baterinë si dhe punën për zëvendësimin e saj.

Të gjitha këto mangësi a do të ngadalsojnë shitjen e iPhone 5, unë mendoj që jo. Por menduam që është mirë që t’i cekim në mënyrë që përdoruesit të dinë se cka mund të bëjnë e cka jo me iPhone 5.

Nëse mendoni që kemi anashkaluar disa funksione tjera që iPhone mund të kishte implementuar na shkruani në komente më poshtë. (si p.sh sigurim biometrik, zhbllokimi i ekranit me foton dhe zërin tuaj që ekziston ne Android 4.x.x) |ameble|

Artikulli paraprakSmartphone-i me Ubuntu në CES 2013 (VIDEO)
Artikulli vijuesKompania Intel parashikoi uljen e çmimeve të ultrabooks