Gjermanët shpëtojnë shqiptaren

Me pankartën “Je suis Albina” (“Unë jam Albina”) qytetarët gjermanë kanë dalë në protestë kundër dëbimit të shtetas shqiptare. Pas protestave të shumta organizata gjermane “Bunt statt braun” (Ngjyra në vend të kafes), arriti të ndalë dëbimin e shqiptares Albina Hamidi. Ajo ishte një banore e Luginës së Preshevës, pasi i ishte refuzuar azili, kishin vendosur që të kthehej në Beograd.

 

Por tani Këshilli i qytetit të Bavarisë në Gjermani ka vendosur që, Albina 19 vjeçe, e cila jeton aty prej 4 vitesh, të fitojë të drejtën të vazhdojë të qëndroj në Gjermani për më shumë kohë.

 

Mediet gjermane shkruajnë se ajo mund të qëndrojë atje deri në verë, që t’i jepet mundësia ta përfundojë maturën.

 

Shoqata “Bunt statt Braun” ka ngritur zërin përmes rrjeteve sociale dhe më pas në protesta, të cilave iu bashkuan nxënësit, shokët dhe shoqet e Albinës, si dhe mësuesit dhe qytetarë të tjerë. Në pankartat e gati 100 protestuesve mund të lexoheshin slogane si: “Je suis Albina” ose “Mos e dëboni Albinën”. Sikur të mos ndalohej kthimi, Albina, e cila është e sëmurë nga epilepsia, më 4 shkurt duhej të fluturonte për në Beograd.

 

Organizata “Bunt statt braun” ndihmon refugjatët në Baereuth të Bavarisë në Gjermani. Ngjyra kafe i referohet trashëgimisë naziste, ndërsa larmia, shoqërisë së hapur ose multikulturore.

Artikulli paraprakFiorentina eliminon Romën nga Kupa e Italisë
Artikulli vijuesVitet e arta kanë marrë fund për Turqinë