Google ofron një mundësi që ju të gjeni telefonin tuaj nëse e keni humbur atë. Nëse ju keni humbur telefonin mjafto që përmes tre fjalëve magjike që do të shkruani do të arrini që të gjeni pajisjen e humbur.
Në google ju mjafton të shkruani “find my phone” (gjej telefonin tim) dhe më pas sigurohuse ke hyrë tek shfletuesi me të njëjtën llogari të Google-it si tek telefoni. Ju menjëherë do të merrni një hartë të vendndodhjes së telefonit, si dhe mund t’i telefononi atij.
Ndërsa për të marrë konfigurime më serioze, si opsioni për të fshirë të gjithë përmbajtjet në telefon, para se dikush t’i postojë të gjitha në Facebook, do t’ju duhet të instaloni Android.