Kush fiton në betejën e sigurisë mes Android dhe iOS

Përdorimi i smartfonëve është rritur në mënyrë marramendëse gjatë viteve të fundit.

Tashmë ka një miliard smartfonë aktivë në botë, që do të thotë një në shtatë persona zotëron një smartfon. Për shkak të këtij popullariteti, ata janë shndërruar në targetin kryesor të hakerave, të cilët përpiqen të shpërndajnë maluere dhe të vjedhin informacione personale.

Burimi kryesor për viruset në smartfonë janë aplikacionet e jashtme. Ka mbi 1 miliardë aplikacione të tilla nëse llogarisim shumën e atyre që gjenden në dyqanet online të dy sistemeve operative më të përdorura në botë: iOS dhe Android.

Shumë aplikacione të hakuara, ndërtohen në mënyrë të tillë që të ngjajnë si ato më populloret, por në prapaskenë janë plot me maluere.

Mbi 90% e aplikacioneve më të shitura në Android dhe iOS kanë versione të hakuara që janë të disponueshme për shkarkim në faqet torrent apo platforma të tjera jozyrtare, raportohet nga studimi i Arxan, kompani e sigurisë mobile.

Deri në këtë pikë, duket se Apple po kryen një punë më të mirë në mbrojtjen e përdoruesve kundër kërcënimeve online. Në iPhone nuk është parë kurrë ndonjë virus dhe aplikacioni i vetëm spam i saj u hoq. Sipas F-Secure, 75% e maluerëve për smartfonë targetojnë Android-in.

Një nga arsyet për këtë është përqindja e madhe e tregut që ze Android. Mbi 50% e smartfonëve operojnë me Android, ndërsa iOS gëzon një përqindje tregu prej rreth 30%. Duke qenë se ka më shumë njerëz që përdorin pajisje Android, viruset kanë më tepër shanse për të shkaktuar më shumë dëme në këtë platformë.

Në infografikun e mëposhtëm, ku janë vendosur përballë njëra-tjetrës në ringun e një boksi Android dhe iOS, mund të shihni më qartë disa përfundime të derivuara nga studime të ndryshme që janë bërë në këtë fushë. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakSamsung do të debutojë me televizorin 85-inç
Artikulli vijuesSi të ballafaqohemi me motin e ndryshueshëm