Greqia nevojë urgjente për 6 miliardë euro për borxhet këtë muaj

1 Min Read
Në Greqi, që kur ka ardhur në pozitë partia Syriza, ka filluar të ngushtohet edhe laku i krizës ekonomike.
 
Bashkimi Evropian, ka ndërprerë ndihmat që nga muaji janar dhe Athina në mënyrë që të paguaj borxhet, ka nevojë për 6 miliardë euro. 
Ministri i Financave të Greqisë, Yanis Varufaqis, tha se Greqia mund ti paguaj borxhet edhe këtë muaj. 
Por për këtë vendi pret livrimin e 7 miliardë eurove nga paketa e shpëtimit të Bashkimit Evropian. 
Athina punon mbi një paketë reformash me 7 pika në mënyrë që të bindë Brukselin. 
Ndërsa qeveria e Cipras që e ka të vështirë të gjejë eurot që ka nevojë në tregun ndërkombëtar, përgatitet që ti japë një shtysë së re marrëdhënieve me Rusinë. 
Deri më tani, 2 ministra grekë kanë shkuar në Moskë, ndërkohë që Kryeministri Cipras sëbashku me ministrat përgatitet të “zbarkojë” në muajin mars në Rusi. 
Për më tepër kjo vizitë do të zhvillohet 1 muaj përpara skadimit të afatit shtesë së paketës së shpëtimit të BE-së. 
Greqia zyrtarisht nuk e ka deklaruar qëllimin e saj për të kërkuar borxh nga Rusia dhe Kina. kohaislame
Share This Article