Partitë opozitare që janë pjesë Kuvendit Komunal të Skenderajt, kanë bojkotuar punimet e seancës së sotme plenare, kështu duke pamundësuar vazhdimin e seancë të planifikuar për në orën 9:00.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i cili e konsideron të orkestruar këtë veprim të partive opozitare dhe në koordinim me ish-kreun e kësaj komune Sami Lushtaku.“Një pjesë e këshilltarëve komunal lëshuan seancën dhe për pasojë bllokuan punimet e seancës.
Fillimisht jnë pjesë këshilltarëve komunal nga radhët e PDK-së lëshuan seancën e datës 30 janar, duke bllokuar zgjedhjen e komuniteteve funksionale obligative për funksionimin e kuvendit, por në bashkëveprim me këshilltarëet e partive të tejra arriten të bllokjnë zgjedhjen e këtyre komuniteteve. Sot vazhdimin e seancës e bllokuan edhe një pjesë e këshilltarëve.
Qeveria e kaluar nuk e ka parë të arsyeshme që në plan zhvillimor për pesë vite, nga 2017 deri në 2021 të mos ndajë më shumë se 6 hektarë parcelë si zonë ekonomike dhe atë ku në Runikë, duke pasur hapësira të mjaftueshme dhe vende më të mira dhe më joshëse për investim”, tha ai përmes një video-mesazhi të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.
Ai ka kërkuar nga qytetarët kësaj komune, që të kërkojnë llogari nga të zgjedhurit e tyre, të cilët sipas tij po e pengojnë funksionimin e Komunës.“I bëjë apel të gjithë qytetarëve, që t’u kërkohët llogari të gjithë atyre që janë votuar për t’i përfaqësuar interesat e tyre në Kuvendin Komunal, të kërkohen arsye për veprimin e tyre”, tha Jashari.Më tej, kryetari i Skenderit Jashari ka përmendur edhe një rast të keqpërdorimit të parasë publike në komunë gjatë qeverisës së kaluar, në krye me Sami Lushtakun, duke thënë se veturës me të cilën ishte vozitur ai nuk i ishin ndërruar gomat ashtu siç ishite kërkaur.“Po ua them një rast të keqpërodrimit, vetura zyrtare me të cilën është vozitur Sami Lushtaku deri më 11 dhjetor ka pasur dy goma të dimrit dhe dy të verës, në këtë gjendje e kam marrë unë”, ka thënë ai.
Në anën tjetër këshilltari politik në asamblen Komunale të Skenderajt nga radhët e LDK-së Isa Fejzullahu, akuzon se subjektet politike që e bojkotuan seancën e sotme plenare janë të kontrolluara nga ish-kryetari Lushtaku.“Seanca e sotme është bojkotuar nga tri partitë opozitare, grupe që janë të kontrolluara nga Sami Lushtaku dhe funksionojnë me direktiva të tij. Ata përmes kësaj forme kanë dashur t’i bëjnë puç kryetarit. Unë kam marrë pjesë në këtë seancë, sepse nuk kam dashur të identifikohem si pjesë e këtij grupi, ani pse kisha paqartësi lidhur me propozimin për ndërtimin e një parku të biznesit në fshatin Morinë të Skenderajt”, tha Fejzullahu për “Gazeta Blic”.
Inatet politke ndërmjet Sami Lushtakut dhe Bekim Jasharit, kanë nisur atëherë kur ku i fundit ka zyrtarizuar kandidaturen e tij për kreytar të Skenderatj, vendim ky që bëri PDK-në të mos nominoi asnjë kandidat për kryetar të komunës. Ndryshe, seanca e sotme plenare kishte për rend të ditës dy pika të mbetura nga seanca e kaluar:Propozim nr. 02-464/01-0005806/18 për shpallje të interesit publik në ngastrat kadastrale që evidentohen si pronë e OBP Produkt Skenderaj.
Propozim nr. 02-020/04-0004818/18, i datës 24.01.2018, për zgjedhjen e 3 aksionereve për komisionin komunal të aksionereve.