Grusht shteti i vitit 1980 në Turqi

Grusht shteti i vitit 1980 në Turqi
*********************************
Shumë nga ata që u mërzitën nga dështimi i grusht shtetit në Turqi në vitin 2016 dhe e quajtën inskenim i “diktatorit” dhe filluan të kërkojnë të mos ketë hakmarrje dhe cenim të drejtave dhe lirive. Thanë se s’ka vend për dënimin me vdekje dhe kërcënuan se s’ka vend në BE dhe kështu me radhë…

në vijim ju sjellim disa fakte për sukseset e grusht shtetit në vitin 1980 dështimin e të cilit në vitin 2016 e vajtojnë analistët shqiptarë

Sipas gjeneralëve të grusht shtetit dhe mbështetësve të tyre grusht shteti ushtarak i vitit 1980 ishte nisur “për ti sjell paqe një shoqërie të polarizuar ku mijëra njerëz po vriteshin nëpër rrugë”.

Megjithatë, rezultatet ishin shkatërruese:

• Parlamenti turk u shpërbë , kushtetuta u revokua, të gjitha partitë politike u mbyllën dhe pronat e tyre u konfiskuan.
• 650.000 njerëz u arrestuan.
• 230.000 njerëz janë gjykuar.
• 1.683.000 njerëz u vendosën në listën e zezë
• Prokurorët ushtarakë kërkuan dënimin me vdekje për 7000 njerëz.
• 517 njerëz u dënuan me vdekje.
• 50 njerëz u varën
• Pushteti ushtarak e revokoi shtetësinë e më shumë se 14.000 njerëzve
• 388.000 njerëzve u janë mohuar pasaportat turke.
• 30.000 njerëz u larguan nga Turqia për të kërkuar strehim jashtë vendit.
• 299 të burgosur vdiqën në burgje në rrethana të “papërcaktuara”.
• 14 të burgosur kanë vdekur në grevë urie.
• 171 njerëz vdiqën nga torturat.

Kjo në Vitin 2016 nuk u realizua ndaj presidentit Erdogan se po të ndodhte do kishte ndarje të Turqisë, vrasje të mëdha, persekutime dhe bota perëndimore atë kohë e pranojë Puçin dhe pas kësaj ende ka të atillë që e quajnë diktator Presidentin Erdogan.

(info islame)

Artikulli paraprakReagon Imam Ahmed Kalaja – “ASHK & SHSHF.
Artikulli vijuesDeputeti Kelmendi falënderon qytetarët