Presidenti francez, François Hollande, në një deklaratë për shtyp pas takimit në rezidencën Elysee me kryeministrin Bernard Cazeneuve ka theksuar se nga sulmi ka humbur jetën një polic
Prokurori shtetëror francez, Francois Molins, konfirmoi se është identifikuar sulmuesi i cili mbrëmë në Paris kreu sulm në të cilin humbi jetën një polic, ndërsa një tjetër u plagos, raporton Anadolu Agency (AA).
Molins theksoi se aktualisht, për shkak të zhvillimit të hetimit, nuk do të zbulojë identitetin e sulmuesit.
Policia ka kryer bastisje të shtëpisë së të dyshuarit që gjendet në vendin Seine-et-Marne, afër kryeqendrës franceze.
Presidenti François Hollande: Sulmi është një akt terrorist
Presidenti francez, François Hollande, në një deklaratë për shtyp pas takimit në rezidencën Elysee me kryeministrin Bernard Cazeneuve ka theksuar se nga sulmi ka humbur jetën një polic.
Pasi ka shpjeguar se pas ngjarjes rajoni është vendosur në korridorin e sigurisë dhe se njerëzit në rajon janë evakuuar, Hollande është shprehur se “Informacionet e para në lidhje me ngjarjen tregojnë se sulmi është një akt terrorist.”
Ndër të tjera ai ka shtuar se zyra e anti-terrorit e Prokurorisë së Parisit ka nisur një hetim në lidhje me çështjen dhe nëse ka apo jo persona që kanë ndihmuar sulmuesin.
Hollande ka bërë të ditur gjithashtu se që të gjithë njësitë e sigurisë në vend janë duke vepruar në unitet, dhe se janë shumë të kujdesshëm për shkak se ndodhen në procesin e zgjedhjeve presidenciale.
“Siguria jonë është në rrezik”, është shprehur Hollande, duke bërë thirrje që të gjithë të ndihmojnë me mundësitë që kanë në mënyrë që punonjësit e sigurisë të kryejnë detyrën e tyre.
Presidenti i Francëz gjithashtu ka njoftuar se do të merren të gjitha masat për mbrojtjen e qytetarëve.
Ndër të tjera Hollande ka ndarë informacionin se do të realizohet takimi i këshillit të sigurisë për të shqyrtuar çështjen.
Kanali BFM thekson se bëhet fjalë për një shtetas francez të moshës 39-vjeçare i lindur në Seine-Saint-Denis. Kanali televiziv francez thekson se sulmuesi më herët ka qenë i dënuar dhe se shërbimi i inteligjencës e ka ndjekur.
Një polic humbi jetën, ndërsa së paku një tjetër u plagos gjatë sulmit që ndodhi mbrëmë në Champs Elysees në Paris.