Izraeli grabit 800.000 dynym tokë dhe zhvendos 80 000 palestinez nga Nagevi

0
167
Plani izraelit parasheh grabitjen e 800.000 dynym toke dhe zhvendosjen e 80.000 beduinëve palestinez nga shkretëtira e Nagevit. Më shumë se 250.000 beduin palestinez jetojnë në katërdhjetë fshatra në hapësirën shkretinore të Nagevit. Pushteti izraelit zyrtarisht nuk i pranon këto vendbanime, dhe tani planifikojnë të zhvendosin banorët e mbetur arab.
Qyteti Bir Seba, pasi që popullata arabe është zhvendosur, tani është qytet me shumicë çifute. Është ndërtuar infrastruktura e tërë e nevojshme, janë rregulluar rrugët dhe hapësira argëtues për fëmijë. Ka shumë parqe dhe ujë me bollëk. Vetëm disa kilometra më tutje gjendet vendbanimi Sirr, njëri nga 40 fshatra të populluar me beduin palestinez. Ekzistencën e këtyre vendbanimeve të varfra pushtetarët izraelit nuk i njohin. Gjeneratat e reja në këto vendbanime nuk kanë gati kurrgjë. Dëshira e tyre është të kenë shkolla, hapësira argëtuese, ujë dhe rrymë.”Çifutët kanë shtëpi të bukura. Neve ata, edhe poçese i ndërtojmë, na i rrënojnë. Nuk kemi ku as të luajmë”, thotë djaloshi Muhamed Azazma, banor i fshatit.
 
Përkundër vuajtjeve, Muhamedi dhe familja e tij nuk duan të shkojnë. Përballen me shumë projekte të zhvendosjes. I fundit është plani izraelit i cili parasheh marrjen e 800.000 dynym toke dhe zhvendosjen e 80.000 beduinëve palestinez. Përveç zhvendosjes së dhunshme, popullsia lokale thotë se mbi ta ushtrohet presioni i përditshëm që familjet të zhvendosen në mënyrë vullnetare.”Kompania më e madhe izraelite për prodhimin e energjisë elektrike është e vendosur në fshatin tone. Telat e larg përçuesve kalojnë në mes shtëpive tona. Jetojmë gjithherë në kërcënim permanent. Përkundër kësaj, nuk na është e mundësuar kyçja në rrymë, e as në ujë”, thotë Abu Affash, kryetar i bashkësisë lokale. “Nuk është e nevojshme shumë që të vërehet ndryshimi në mes hapësirave arabe dhe çifute. Edhe pse kanë kaluar 67 vite, çdo qeveri izraelite vazhdon të ndjek politikën e njëjtë të zhvendosjes dhe grabitjes së tokës. Po të jetë fjalë për zhvendosjen vullnetare apo të dhunshme, qëllimi është gjithherë i njëjtë, të fshihet çdo gjurmë që kujton në prezencën arabe”. Edhe pse  hapësira e Nagevit përfshin gati 44% të Palestinës para shpalljes së Izraelit, aktualisht më shumë se 250.000 beduin arab palestinez jetojnë në vetëm 2 % të këtij territori. Më parë më shumë se 1 milion beduin kanë qenë të shtrënguar të lëshojnë këtë hapësirë. Tani jetojnë në kampet refugjatësh në rripin e Gazës dhe në Jordani. Shutty Abu Suwileem ka mbijetuar Nakbën, ditën e katastrofës palestineze, siç e quajnë palestinezët shpërnguljen e tyre pas themelimit të shtetit izraelit.
 
Në 60 vite, tri here ishte i detyruar të lëshojë token e tij.”Na kanë ndjekur nga  vatrat tona në vitin 1950. Ushtria okupatore na ka dëbuar nga shtëpitë tona dhe na kanë vendosur këtu. Në rast se ndërtojmë shtëpitë për të mbrojtur fëmijët tanë nga nxehtësia gjatë verës, apo nga të ftohtit e dimrit, menjëherë na i rrënojnë”, thotë Suwileem. Çdo përpjekje që të ndërtohet shtëpia nga materiali ndërtimor dënohet me burgosje, ndërsa shtëpia menjëherë rrënohet. Mbetet vetëm vendbanime të improvizuara nga çadrat nën qiellin e hapur. Përkundër kushteve mizore për jetë, popullata lokale arabe palestineze edhe më tutje refuzon të lëshojë token e vet.