Izraeli hap digat, vërshon Gaza

Autoritetet izraelite kanë hapur portat e një dige në afërsi të Rripit të Gazës, gjë që çoi në përmbytjen e disa shtëpive në enklavën e bllokuar.
“Ushtria izraelite hapi portat e një kanali që çon në Gazan qendrore, e që shkaktoi përmbytje të mëdha, tha një zyrtar palestinez.
Burimet mjekësore thanë për Agjencinë Anadolu se nuk ka viktima si pasojë e përmbytjeve.
Auoritetet izraelite zakonisht hapin portat e digave të tyre në drejtim të Rripit të Gazës – pa njoftim paraprak – në mënyrë që të lirojnë sasitë e mëdha të ujit që ishin akumuluar për shkak të shirave të dendur në rajon, duke vëshitësuar edhe më tej jetën e banorëve.
Rripi i Gazës është duke luftuar për t’ia dalë mbanë me një stuhi dëbore të rëndë e cili ka gllabëruar disa vende të Lindjes së Mesme.
Bllokada izraelite e Gazës, e cila është e pranishme që nga viti 2006, ka çuar në mungesa të karburantit të cilat rëndojnë edhe më tej situatën e 1.9 milionë palestinezëve. /mesazhi/
Artikulli paraprakLSDM: Gruevski kërkon shpëtim duke manipuluar në Youtub
Artikulli vijuesKomunistët shqiptarë duke rrënuar xhaminë në Prishtinë