“Japonia duhet plotësisht të jetë e gatshme për ndërmarrjen e masave të ndryshme”, tha ministri i Jashtëm japonez Fumio Kishida, duke mos precizuar se për çfarë masash bëhet fjalë
Ministri i Jashtëm i Japonisë, Fumio Kishida tha se vendi i tij duhet të jetë në gadishmëri për shkak të Koresë së Veriut, madje edhe pas përfundimit të kremtimit të “Ditës së Diellit” në këtë vend të izoluar gjatë fundjavës, raporton Anadolu Agency (AA).
Deklarata e Kishida-s erdhi pas paradës së madhe ushtarake me rastin e ditëlindjes së 105 të themeluesit të ndjerë të vendit, Kim Il Sung, e cila mbahet sot në Phenian.
– Koreja e Veriut prezanton raketën balistike interkontinentale
Kishida tha se pret ngjarje të ngjashme në Korenë e Veriut gjatë muajit prill dhe ka shtuar se “ka mundësi që të ndërmarrin veprime në rrethana të tilla”.
Koreja e Veriut ka dhe një festë tjetër të madhe ushtarake, dhe kjo është më 25 prill, kur forcat e armatosura shënojnë ditën e tyre.
“Japonia duhet plotësisht të jetë e gatshme për ndërmarrjen e masave të ndryshme”, tha Kishida duke mos precizuar se për çfarë masash bëhet fjalë.
Në fund, ai shtoi se Qeveria e Japonisë është në kontakt me dhjetëra mijëra shtetas të saj që jetojnë në Korenë e Jugut dhe se kanë një plan për situata të paparashikuara.