JUSUF EFENDI TABAKU
(1797 – 1904)
NJË JETË NË TRE SHEKUJ
Është i njohur urimi i popullit “U bëfsh 100 vjeç”, por për Jusuf Tabakun, me sa duket, ka qenë i gabuar sepse ai, si shumë pak njerëz, jetoi në tre, shekuj. U lind në fund të shekullit XVIII, jetoi gjatë gjithë shekullit XIX dhe vdiq në fillimet e shekullit XX. Dhe pikërisht, ka lindur në vitin 1797 dhe vdiq neë një moshë të thyer, 107 vjeç, me 2 korrik të vitit 1904. Vetëm ky fakt, kjo moshë provon se ai ka parë e ka dëgjuar shënë, ka punuar e ka marrë pjesë në jetën qytetar të Shkodrës , ne nje periudhë plot , ngjarje heroike, kur vetëdija kombëtare u ngritë në luftë kundër pushtuesit shekullor osman dhe, synimeve grabitqare të shteteve fqinje. Në këto ngjarje Jusuf Efendi Tabaku me autoritetin e tij të madh, me kulturën e tij të gjerë, me guxim e maturi shembullore dha një ndihmesë të shqualr për çështje’n kombëtare, për edukimin dhe arsimimin e djelmërisë shkodrane dhe për zgjidhjen e shumë problemeve që shqetësonin, popullin tonë në ato vite të stuhishme.
Jusuf Efendi Tabaku jetoi e veproi në kushtet e rritjes së veprimtarisë ekonomike, shoqërore e politike të vendit tonë, e posaçërisht të Shkodrës.
Në vitin 1870 Shkodra ishte një nga qendrat më të mëdha ekonomike, shoqërore, politike dhe ekonomike të vendit. Ajo kishte 50000 banorë, u zhvilluan shumë degë të prodhimit e të tregtisë: pëlhumat e pambukta e të mëndafshit , përpunimi i lëkurëve dhe i veshjeve kombëtare, i barutit, i armëve dhe i argjendarisë. Për prodhimin e rëndësishëm të punishteve të mëndafshit e të pëtpunimit të tij, të lëkurëve dhe të veshmbathjes, Shkodra mbante, megjithë konkurencën e j ashtme, nj ë Pozitë mbizotëruese në tregti, j o vetëm të Shqipërisë, por edhe të shumë krahinave të Ballkanit perëndimor. Tregu i Shkodrës arriti në gjysmën e dytë të shekullit XIX të kishte 24 sokaqe, mbi 80 degë të prodhimit artisanal, deri në 3500 dyqane dhe afèr 50 firma grosiste. 1) U zhvillua shpejt tregtia e jashtme. Me 1864 vetëm Shkodra kishte një xhiro prej 7 milion fr.ar dhe me 187 1, 1 0 milion fr.ar.1)
Jusuf Efendi Tabaku lindi dhe u rrit në lagjen Tabakë, një nga lagjet më të pasura e më të fuqishme të qytetit tonë. Esnafi i Tabakëve, megj ithë rënien që pësoi gj atë shekullit të 19-të, ruante ende madhështinë e krenarinë e dikurshme. Djemtë e atij esnafi, jo rastësisht kishin qenë gjithnjë mbrojtja e pazarit, e të gjithë qytetit dhe e krejt Shkodrës. Familja Këlliçi, siç quhej më parë, mori mbiemrin e lagjes dhe të esnafit të Tabakëve. Shtëpia e tij shpatullat i kishte në malin e kështjellës “Rozafat” e oborrin në brigjet e Drinit, ku ishin punishtet e gropat e Tabakëve. Xhamia e Oxhakut, xhamia e Tabakëve apo ajo e Plumbit ku shërbeu e predikoi Jusuf Efendia, kanë qenë gjithnjë vende të përhapjes së moralit e të besimit islam, por edhe të grumbullimit të çetave vullnetare për t’i dalë zot vendit kundër çdo padrejtësie.
Nëse në Shkodër ka pasur motit një gjini burrash të ditur e guximtarë, të drejtë e të nderuar, një gjini së cilës nuk i trembej syri, nuk i dridhej buza kur vepra ishte e shenjtë dhe fjala e drejtë, kur duhej të mbrohej i dobëti kundër të fuqishmit, të ngadhnjejë njësia në popull, të sundojë liria e besimi, një gjini fisnike që i ka thurur vendit kurorë lavdie, një gjini e rritur dhe e ushqyer në gjiun e nënave e në shkollën e zgjimit kombëtar; një djep i tillë i ngrohtë, një vatër ku s’u shua zjarri kurrë, pa dyshim ka qenë ajo e familjes së Myftijeve të Tabakëve.
Në këtë familje lindi dhe u edukua Jusuf Tabaku, i njohur prej popullit “Myftia Plaku”. Sipas të dhë,nave të njërit prej burrave të nderuar të kësaj dere bujare, Esat Efendi Myftia, të parët e kësaj familjeje patën ardhur prej Ulqinit. Llagapi i parë ka qenë “Këlliçi”, por mbasi Jusuf Efendia qëndroi për shumë vjet Myfti, i ngeli mbiemri “Myftia” dhe të gjithë pasardhësve të tij.
Sipas të dhënave të vetë Jusuf Tabakut, i pari i familjes ka qenë Osman Këlliçi, rrobaqepës i kostumeve kombëtare, i biri i tij, Hasan Këlliçi, ka qenë Kadi i Shkodrës në vitin 1793. Pas tij vjen Abdulla Këlliçi. Ky lindi Jusufin (Jusuf Efendi Tabaku) i cili pat dy djem, Abdullahin dhe Abdurrahmanin. Djali i madh, Abdullah Efendi Tabaku, mori mësimet fetare te i ati dhe në Medresenë e Qafés, trashëgoi bibliotekën e pasur që e ruajti dhe e pasuroi gjatë veprimtarisë së tij 70 vjeçare. Ai ishte kujdestar i pronave të Vakufit të Shkodrës e disa dokumente me vlerë të kësaj natyre ruhen ende në familien Myftia. Sipas të dhënave ka qenë myfti në Kavajë. Djali i dytë, Abdurrahmani, la dy trashigimtarë, Esatin dhe Muhametin.
Jusuf TabaËu studimet e para për gjuhën arabe dhe mësimet fetare i ka marrë prej Sali Efendisë së Madh, një nga profesorët (myderrizët) më të shquar të Medresesë së lagj es Qafé, pastaj shkoi në Stamboll për të vazhduar studimet e larta në teologji. Për këtë flet edhe Daut Boriçi në Ditarin e tij. Jusuf Efendia u pat emëruar në fillim imam i xhamisë së Oxhakut (Oxhaku i Tabakëve), më vonë në xhaminë e lagjes Tabakë (prej emrit të lagjes mori edhe mbiemrin Tabaku). Me 1861 është anëtar i këshillit administrativ të prefekturës së Shkodrës, me 1861 emërohet Myfti i Shkodrës, detyrë që e ushtroi derisa vdiq me 1904. Me 1880 u zgjodh kryetar i komisionit për ndihmat è refugjatëve të Ulqinit.
Në shekullin XIX lëvizjajonë kombëtare shënon një ngritje të shpejtë e të vazhdueshme, që shprehet në forcimin gjithnjë e më të madh të ndërgjegjes kombëtare, në ngritjen politike dhe në forcimin organizativ të lëvizjes. Në çdo fazë të kësaj lëvizjeje Isuf Efendi Tabaku do të jetë pjesëmarrës apo dre-.jtues e frymëzues i veprimtarive të ndryshme.
Jusuf Efendi Tabaku përkrahu jo vetëm kryengritjet e fuqishme që plasën në Shkodër kundër reformave të’l’anzimatit të udhëhequra nga Hamz Kazazi etj, por edhe revoltën e vegjëlisë qytetue shkodrane, që drejtohej nga Haxhi Hasan Sheh Shamia që shpërtheu në pazarin e Shkodrës me 7 gusht 1854. Mbledhja e pare u organizua në Medresenë e Pazarit, ku ishte myderriz edhe Jusuf Efendi Tabaku. Të nesërmen u organizua një mbledhje e gjerë në sheshin e Teqes së Pazarit, ku mbas shumë diskutimesh u vendos që- “Mbas sodit të mos lejohej shitja e drithit në vende të huaja dhe bajnë të ndëshkoheshin në mënyrë shembullore ata persona që spekullime e veprime të shëmtueme…” Qeveria mori masa ndaj të gjithë pjesëmarrësve të krerëve të lëvi7jes në Shkodër. Me 22 tetor 1856 Jusuf Efendi Tabaku u internua në Stamboll sëbashku me Hamz Kazazin, Ahmet EL Kalanë, Hasan Agë 1-lotin, Osman Agë Hotin, Halil Spahinë, Sali Ef. e Madh, Sali EL e Vogël e shumë të tjerë.1) Me 1859 lirohet nga internirni. Me 6.3-1861 emërohet anëtar i këshillit të ri administrativ të Shkodrës, por, sepse kundërshtoi masat e egra dhe sistemin e ri të taksave ndaj populisisë, me urdhër të Marshallit Ismail Pasha, me 14 nëntor 1863, së bashku me krejt këshillin shkarkohet nga detyra.
Në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Jusuf Efendi Tabaku merr pjesë aktive. Shkodra u bë një ‘qetidër jo vetëm e veprimtarive politike, e mbledhjeve dhe e mitingjeve masive popullore, por edhe e organizimit të reparteve të arratosura në luftë për mbrojtjen e trojeve tona në Plavë e Guci, në Hot e Grudë e së fundi në Ulqin.
Ditën kur u hap Kongresi i Berlinit, më 13 qershor 1878, q ytetarët shkodranë i drejtuari ministrit të jashtëm britanik, lordit Bikonsfild (Beaconfield), një mémorandum me një përrnbajtje të lartë patriotike. Aty thuhej midis të tjerave: “Shqipëria nuk tnund të përfaqësohet nga qeveria osmane. Shqiptari, qoftë katolik, qoftë orthodoks, qoftë mysliman, e urren aq pushtuesin turk sa dhe çdo pushtues tjetër të huaj. Porta e Lartë e ka mundur, por jo nënshtruar Shqipërinë … Ajo ka ditur të shkaktojë anarki në Shqipëri, ta lërë vendin pa një qeveri shqiptare, pa mundur të krijojë një qeveri turke. Ashtu sikur nuk jemi e nuk duam të jemi turq, ashtu do të kundërshtojmë me tërë fuqitë tona kundër cilitdo që kërkon të na bëjë sllavë, austriakë ose grekë. Ne nuk duam të jemi veçse shqiptarë”. Më tej në peticion thuhej : “Që popullsitë sllave të formojnë një ose shumë shtete autonome, kjo është e drejtë dhe një politikë e mirë. Por është e drejtë që edhe grekët të bashkohen të gjithë në trupin e kombit të tyre, ashtu siç është e drejtë që edhe shqiptarëve t’u kthehet, t’u forcohet dhe t’u njihet kombësia e tyre”.
Një ton po aq luftarak pati edhe memorandumi drejtuar më 15 qershor 1878 Kongresit të Berlinit nga përfaqësuesit e rretheve: Shkodër, Ulqin, Tivar, Lezhë, Krujë, Tiranë, Kavajë dhe Podgoricë, myslimanë e të krishterë, të cilët duket se formuan Komitetin Ndërkrahinor të Lidhjes së Prizrenit për Vilajetin e Shkodrês. Përmbajtj a e memorandumit u trajtua në një manifestim madhështor, i cili, siç raportonte po atë ditë konsulli Lippih, ‘u kthye, me siguri në kundërshtim me porositë e administrâtes së vilajetit në një manifestim kombëtar, prandaj – theksonte ai – këtij manifestimi meritonte t’i kushtohej një vëmendje e madhe”. Memorandumi, i ci.li u nënshkrua publikisht në sytë e autoriteteve lokale nga 380 veta, “po ta kishin lejuar rrethanat që të shprehej në këtë rast dëshira e vërtetë e popullit – shtonte më tej Lippihu – ai do të ishte mbushur me shumë mijëra nënshkrime dhe deklarata aderimi”.1) Pasi protestohej kundër përmbajtjes së Traktatit të Shën-Stefanit, i cili i jepte Malit të Zi vise shqiptare, në memorandum thuhej: “Ne të nënshkruarit në emër të gjithë popullit, duke iu lutur që të mermi parasysh fatkeqësitë që kërcënojnë ekzistencën tonë, kemi nderin të deklaroimë se kombi shqiptar, qoftë mysliman, qoftë katolik, krejt ndryshe për nga raca dhe nga feja nga ato të sllavëve, është unanimisht i vendosur të mbrojë atdheun kundër çdo copëtimi territorial që është projektuar si një veprim në kundërshtim me historinë e vet dhe interesat e veta”. Peticioni përfundonte me këto fjalë: “Ne ju lutemi të mbroni tërësinë tonë kombëtare dhe territoriale, të na kurseni konfliktet shkatërtimtare që do të shpërthejnë, në rast se do të zbatohen aneksimet që do ta cënojnë Shqipërinë, të na çelni rrugën e zhvillimit që neve dëshirojmë dhe të na krijoni mundësinë që ta shohim edhe ne ndikimin fatbardhë të qytetërimit”. Pas firmës së Daut Ef. Boriçit, i dyti nënshkruan Myfti Jusuf Efendi Tabaku e pastaj vijojnë edhe 380 firma të tjera.
Lufta për mbrotjen e Ulqinit nxiti më tej vetëdijen kombëtare dhe tregoi qartë se as qeveria osmane, as njëra nga fuqitë e mëdha nuk do ta përkrahte vendin tonë. Me 22 gusht 1880 mareshalli turk Riza Pasha thirri krerët e degës së Shkodrës, parinë e hoxhallarët e vendit, shpërndau para e libra dhuratë prej Sulltanit, por pati këtë përgjigje prej një hoxhe: “Zotni i naltë! Këto pare që po m’ep ta dijsh se gjysmat do tja dërgoj djalit tem që e kam në Ulqin vullnetar e gjysmat po i mbaj për vete. Pra mos prit gja prej tyne”. Riza Pasha i propozoi Oso Manit që t’ia falte borxhin që i kishte qeverisë turke prej 17000 groshësh, me konditë që të hiqte dorë nga lëvizja, por përgjigja e tij dhe e një tjetri qe e prerë : “Jo këto pare, por të tanë thesarin e mbretit me më dhanë nuk i tradhëtoj shokët që u kam dhënë besën”.1) Qeveria turke në vend të Riza Pashës emëroi Hysen Pashën, një personalitet i shquar politik e ushtarak. Me 27 gusht Hysen Pasha i dërgon një telegram parisë së Shkodrës për ta bindur popullin që të dorëzonte Ulqinin. Të nesërmen përgjigjja ishte : ” … populli na përgjigjet se kërkush nuk pranon që Ulqini t’i epet Malit të Zi.””)
Hysen Pasha dhe ministri i luftës i Turqisë thirri parinë e Shkodrës në zyrën e postës për një bisedë telegrafike.
Telegrafisti i Shkodrës i thotë atij të Stambollit: – A doni t’ju paraqes emnat e zotnive të Shkodrës që gjinden pranë aparatit? Zotnitë po presin.
– Pasha, -përgjigjet ai i Stambollit,- ende është në audiencë te Sulltani. Tani erdhi ministri. Cilët prej parisë së Shkodrës ndodhen pranë jush ?
– Zotërinjtë që gjinden pranë aparatit janë : Daut Efendiu (Myderrizi), Hafiz Efendiu, Selim Efendiu, Shaban Beu, Haxhi agë Lohja, Selim agë Gjyrezi, Ethem Kazazi, Ibrahim ef Hoxha, Ibrahim ef.Dragusha, Osman Begteshi, Filip Çeka, Ndrek Shiroka, Gjon Muzhani e Zef Simoni.
Ministri i përshëndet dhe shpreh besimin se populli i Shkodrës do t’i bindet Sulltanit.
-Zyra e Shkodrës, – Edhe Myfti Efendiu urdhëroi e erdh (në këtë kohë Myfti i Shkodrës ishte Jusuf Efendi Tabaku, shën. i redaksisë).
– Zotnisë së tij i puth dorën dhe i bëj selam,- thotë Ministri. Unë si dashamirës i juei, te populli i Shkodrës kam një besim të plotë. Por kundra këtij besimi mora vesht se dje qindra vetë janë nisë për Ulqin…
– Paria e Shkodrës, djemtë që janë nisë për Ulqin i ka thirrë vetë populli i Ulqinit…
– Ministri … nxitoni me e dorëzue Ulqinin. Nesër pres përgjigje…
Me 9 shtator me anë të një shkrese të nënshkrueme e të vulosun nga paria e Shkodrës u refuzua kërkesa e Riza Pashës.
Ngjarjet po acaroheshin, në Shkodër arriti komisari i lartë, Mareshall Dervish Pasha. Në nëntor Dervish Pasha priti Këshillin e Lidhjes me parinë e Shkodrës. Në bisedë e sipër u ashpërsuan fjalët. Pasha kishte vënë mbi tavolinë dy kobure. Një nga paria, Selim Efendi Çoba ngrihet dhe i thotë : “Pashë, Pashë, në qoftë se keni ardhë me u vra me ne, sjemi pa gja, jemi gati me e provue kur të dëshironi. Të lutem, mbaje pak gojën, që të mundemi me u marrë vesht”.
Në luftë për mbrojtj en e Ulqinit morën pjesë vullnetarë edhe nga Shkodra. Shumë prej tyre u vranë dhe u plagosën, mes tyre edhe komandanti, Jusuf Sokoli, Hafiz Hasan Tahmizi etj.
Siç vihet re, në ngjarjet e vitit 70′ Shkodra luajti një rol me rëndësi. Në Shkodër, mes personaliteteve më të shquara del edhe Jusuf Efendi Tabaku. Me rënien e Ulqinit shumë familje ulqinake, për të mos qëndruar nën sundimin e Malit të Zi emigruan në Shkodër. Dervish Pasha pat premtuar 200000 grosh për të blerë çifliqet e Ibrahim Bej Kavajës, por nuk e mbajti fjalën. Qe Shkodra ajo që strehoi dhe përkrahu vëllezërit e vet ulqinakë. Komiteti për të organizuar ndihmat u kryesua prej Jusuf Efendi Tabakut, i cili edhe në moshë të shtyrë, 83 vjeç, por i nisur nga autoriteti i tij i madh e në mënyrë të veçantë nga përkushtimi fetar e atdhetar, e kreu këtë detyrë më së miri. Që atëherë shumë e shumë famitje ulqinake janë shkrirë e bërë një me shkodranët.
Jeta e Jusuf Ef. Tabakut është e lidhur jo vetëm me jetën politike të Shkodrës, por në mënyrë të veçàntë me jetën kulturore, arsimore, shkencore e fetare të vendit. Jusuf Efendi Tabaku ishte një nga personalitetet më të shquara, me një kulturë të gjerë orientale. Ai tërë jetën e tij të gjatë e kaloi mbi libra duke studiuar sa në bibliotekën e vet, sa në Medresenë e Qafès dhe atë të Pazarit, ku kishte edhe atje biblioteka mjaft të pasura. Për bibliotekën Këlliçi, siç quhej biblioteka e Myfti Plakut, tashmë opinioni ynë është mjaft mirëinformuar. Për këtë ka një bibliografi shumë të pasur, për të kanë shkruar Filip Fishta, Bardhyli, Prof. Dr. Shefik Osmani e në mënyrë të veçantë Mësuesi i Popullit, Hamdi Bushati e Prof.Dr. Jup Kastrati.”) Natyrisht, unë nuk mund t’u shtoj diçka të re autorëve të mëparshëm, por po paraqes vetëm disa konsiderata të pënnbledhta për këtë qendër me vlerë të kulturës sonë. Biblioteka Këlliçi është një nga më të vjetrat që njihen në Shkodër, por si bibliotekë familjare është më e vjetra. U themelua nga Hasan Efendi Këlliçi, kadi i Shkodrës, aty rreth vitit 1750, u shtua, u pasurua dhe u sistemua nga i nipi i tij, Jusuf Efendi Tabaku. Kjo bibliotekë deri në vitin 1967 ka qenë e regjistruar dhe e sistemuar në një dhomë të veçantë, oda e qitabeve, kishte rreth 2000 libra të inventarizuar e të vulosur, me etiketat përkatëse. Në këtë numër përfshiheshin librat e shtypur dhe ato të shkruar me dorë e të lidhur mirë me karton nga vetë Myûi Plaku. Këta libra kanë qenë nga fusha të ndryshme të dijes,si: teologji, filozofi, drejtësi-jurisprudencë dhe libra shkencorë: histori, gjeografi, matematikë, fizikë, kimi, astronomi, etj. Shumica e librave ishin në gjuhën arabe, persiane, turke dhe në gjuhën shqipe me alfabet arab. Në inventarin e Myfti Plakut, prej 45 fletësh të formatit të madh gjënden edhe dorëshkrimi i Tahir Efendi Gjakovës i vitit 1830 “Vehbije” (Dhuratë), një poemë fetare në dialekt të Kosovës, një “Abce” shqipe, shtypur në Stamboll me 1900, dy tabela (tahte) astronomike të Hasan Tahsinit i cili, kur pat ardhur në Shkodër, ja dhuroi Myfti Plakut, turqisht, shtypur në Paris në vitin 1867 me firmën “Tahsin”.
Biblioteka u shkatërrua plotësisht dy herë. Në të parën herë nga zjarri që ra në depot e niunicionit të Kalasë “Rozafat” në vitin 1850, shtëpia u shemb dhe u dogj bashkë në të edhe biblioteka. Prej saj tepruan vetëni tre libra. Biblioteka u rikrijua nga Juistuf Efendija dhe më vonë e plotësuan trashëgimtarët e tij. Për të dytën herë ajo pësoi dëmin më të madh nga diktatura komuniste në vitin 1967, e cila, si të giitha bibliotekat e tjera të hoxhallarëve të nderuar u sekuestrua. Por për fat të mirë Esat Efendiapati kujdesin t’i skedojë librat dhe nipi i tij z.Mit’hat Myftia me shumë sakrifica e mundime arriti t’i shpëtojë e t’i ruajë në shtëpinë e vjetër të Myftijeve në lagjen Tabakë. Ata sotjanë 1964 libra të skeduar dhe 30 të fshehur në sepete, të painventarizuar. Na vjen keq të themi se ata libra sot kanë mbetur si relike të një kohe kur Shkodra ishte vërtetë qendër kulture. Sot librat në gjuhët orientale: arabe, persiane, osmane dhe ato shqipe me alfabet arab nuk ka kush ti lexojë, përveç ndonjë studiuesi në kalim.
Nivelin kulturor të Myfti Plakut nuk e provojnë vetëm librat e bibliotekës së vet, shënimet që ka lënë, anash tyre, vërejtjet për përmbajtjen e veprave e të autorëve, por edhe aftësitë e tij në interpretimin e shumë problemeve fetare, të diturive të tjera që lidhen me teologjinë, drejtësinë, letërsinë e shumë degë t.ë shkencave të tjera. Ai ishte një studiues i rrallë. Mjafton të përmendet vetëm fakti se shumica e libravejanë kopjuar me dorë, e gati për të gjithë ka shënime. Ai e kalonte ditën, javën e muajt në Medrese duke studjuar pa vajtur në’ shtëpi, ndonëse shkolla nuk ishte larg. Jusuf Efendi Tabaku si interpretues i ligjeve ishte ndër kuadrot më të respektuar të të gjithë Perandorisë Ostnane. Në listat e këshilltarëve që kishte Porta e Lartë, emri i Jusuf Tabakut qëndronte i dyti. Shpjegimet që jepte e interpretimet i.shin të paapelueshme e të mirëpritura. Ka rëndësi,të madhe fakti se diturinë e tir të gjerë Myfti Plaku e shpëmdau në nxënësit e bashkëpunëtorët e vet të shumtë. Ai duke qenë vaiz (predikues) i shquar, myderriz (profesor) i Medresesë së Qafës, por edhe këshilltar e lektor i Medresesë së Pazarit, mësues dhe anëtar i komisionit provues të Ruzhdijes (shkollë qytetëse) të Pazarit, (vulae tij kishte kètë përmbajtje: “Zot, jepi sukses në punë Jusufit”). Njeri i ditur e me kulturë të gjerë, pat autoritet të madh në popull e në rrethet shoqërore të Shkodrës.
Autoriteti i tij u rrit edhe më tepër në zgjidhjen e shumë problemeve kulturore, fetare e politike me rëndësi. Po përmendim vetëm dy fakte që na duken me vlerë:
Së pari, përdorimi i gjuhës shqipe në ceremonitë fetare qe një problem që duhej të zgjidhej duke thyer traditën e kohës. Në predikimet fetare përdorej arabishtja. Edhe vetë disa hoxhallarë të ditur e ndjenin nevojën e përdorimit të gjuhës shqipe në këshillat e ligjiratat fetare (hytbet) për t’i lidhur besimtarët më ngushtë me ceremonitë fetare, të cîlat në gjuhë të huaj ishin krejtësisht të pakuptueshme. Nismëtar për këtë u bë Haxhi Hasan Sheh Shamia. Në vitet’80 të shekullit të kaluar kjo u bë shumë masive në Shkodër, u përkrah prej shumicës së imamëve nën kujdesin e Myfti Plakut.
Hafiz Ali Ulqinaku përktheu e hartoi Mevludin shqip, i cili u përhap në të gjitha familjet shkodrane dhe këndohej xhami në xhami e shtëpi në shtëpi. Natyrisht, kjo nuk mund të arrihej pa miratimin e nxitjen e Myftisë.
Në bibliotekën e vet kishte libra në gjuhën shqipe, gjë që tregon përpjekjet e para për përdorimin e shqipes qoftë edhe për shkrime fetare, e kjo vështrohej si mjet për përhapjen e kulturës në gjuhën amtare. Mendoj se ka rëndësi edhe një fakt. Në Medresetë e Shkodrës, qoftë ajo e Qafës (themeluar nga Mehmet Pashë Plaku), qoftë ajo e Pazarit (themeluar nga Karamahmuti) shumica dërmuese e myderrizëve ishin shqiptarë, të cilët pavarësisht nga kultura e tyre orientale, punonin me nxënës shkodranë ose nga rrethet e saj, të gjithë shqiptarë, që dinin vetëm gjuhën amtare. Prandaj, siç e kanë vënë në dukje edhe studiues të ndryshëm, diskutimet, biseda,t, shpjegimet bëheshin në gjuhën shqipe. E nuk kishte si të ngjiste ndryshe në një mjedis krejt shqiptar, në një qytet ku nuk ka pasur asnjëherë asnjë komunitet të huaj.
Së dyti, në vitet 1834-35 plasi kryengritja kundër ushtrive osmane të komanduara prej Hafiz Pashës. Këtu dilte një problem delikat politik e fetar : A duhej të luftohej mes vëllezërve të një besimi? Si luftëtarët shkodranë, ashtu dhe ushtarët turq ishin të gjithë të besimit islam. Krahas kryengritësve u rreshtuan edhe disa hoxhallarë. Haxhi Idriz Boksi, që udhëhiqte vullnetarët e çetës së lagjes Ndocaj, që atëhere pat dhënë fetfanë (lejen) “me luftue kundër ushtarëve turq.”
Ky problem doli edhe më i mprehtë në luftën për mbrojtjen e Ulqinit. Një qytet i banuar pothuajse krejtêsisht nga shqiptarë myslimanë i dorëzohej një shteti sllav ortodoks. Mbrojtësit shkodranë dhe ulqinakë viheshinjo vetëm përballë forcave malazeze e të flotës së fuqive të mëdha, por edhe kundër ushtarëve turq. Sali Efendi Hylja dha fetfanë që lufta për të mbrojtur atdheun ishte e drejtë qoftë edhe kundër vëllezërve të një besimi. E në këtë kohë Daut Efendi Boriçi, Jusuf Efendi Tabaku, Selim Efendi Dragusha, Jusuf Efendi Podgorica, Hafiz Jusuf Repishti, Hafiz Mehmet Efendija, Haxhi Selim Karakaçi, Hysejn Efendi Tivari, Hafiz Hasan Tahmizi, Selim Efendi Çoba etj. myderrizë e hoxhallarë të nderuar ose morën pjesë me armë në dorë për mbrojtjen e Ulqinit, ose protestojnë e nxisin popullin e çetat vullnetare për të luftuar në mbrojtje të çështjes kombëtare. Përfundimi është i qartë : interesat kombëtare vihen mbi gjithçka, idealet e atdheut janë të shenjta.
Si përfundim dëshiroj të theksoj se Jusuf Efendi Tabaku qe një qytetar i denjë e shumë i nderuar, kujtimi i të cilit ruhet ende i gjallë ne mendësinë popullore, hoxhë shumë i ditur, Myfti i Shkodrës për 36 vjet, një fakt shumë i rrallë ky, myderriz (profesor) i medresesë me një kulturë shumë të gjerë orientale, studiues i pas , ionuar deri në çastet e fundit të jetës së tij të gj atë, themel ues i njërës nga bibliotekat më të vjetra private në Shkodër e ndër më të pasurat, interpretues dinjitoz i ligjeve, fushë në të cilën i kishte të rrallë shokët në të gjithë perandorinë osmane, pjesëmarrës aktiv në të gjitha ngjarjet e virullshme të shekullit XIX, ngjarje që çuan në shpalljen e pavarësisë së vendit. Ai bashkëpunoi e bashkëveproi me personalitetet më të shquara të kohës, si: Hamz Kazazin, Haxhi Hasan Sheh Shaminë, Hodo Beg Sokolin, Daut Boriçin, Isuf Efendi Kalanë, Sheh Miminë, Hasan e Osman Agë Hotin, vëllezërit Dragusha, Sali Efendinë e Madh, Isuf Sokolin, Sali Efendi Hylen, Hafiz Ali Ulqinakun, Jusuf Efendi Podgoricen, Tahir Efendi Ojakovën, Hasan Tahsinin, pa përmendur këtu shumë profesorë që kanë punuar në medresetë e qytetit nga Bullgaria, Krimea, Egjipti, Turqia etj. me të cilët Jusuf Efendi Tabaku kishte lidhje e marrëdhënie për shkëmbimin e literaturës ose edhe për diskutime fetare, filozofike, juridike, letrare, gjuhësore e në shumë fusha të tjera të dijes.
Është për t’u përmendur se në këto lidhje Myfti Plaku kishte autoritet të plotë në radhë të parë për dijen e kulturën e tij shumë të gjerë, për moshën e përvojën e tij shumë të madhe, por edhe për detyrën që kryente si Myfti e si Myderriz.
Ky burrë i shquar është ndera e familjes, e cila ka përse të krenohet, është ndera e Shkodrës sonë dhe e gjithë Atdheut. Burra si Jusuf Efendi Tabaku janë kujtesa e kombit, me këta burra është mbajtur e ka qëndruar ky popull.