Kanabisi s'ka fund, asgjësohen mbi 10 mijë rrënjë në Mat

Policia e Matit ka asgjesuar 10.600 bimë narkotike kanabis sativa. Ndërsa është shpallur në kërkim kultivuesi i drogës Fatmir Shehu, 45 vjeç.
“Në Njësinë Administrative Lis, Bashkia Mat, në territorin e fshatit Myz, forcat policore të Komisariatit të Policisë Mat të mbështetura nga FNSh, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe të administruara edhe nga Prokuroria e Rrethit Mat, në një parcelë të hapur rishtas u gjetën të kultivuara 10.600 bimë të dyshuara cannabis sativa. Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Mat, i cili është prezent në vendngjarje së bashku me Drejtorin e Policisë Vendore”, informon policia.
Po vijon puna për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale.

14585801_10208688107173399_1439116185_o 14608159_10208688106973394_2075105492_n

Artikulli paraprakYmeri: Anulimi i këtij Demarkacioni, shmang luftën
Artikulli vijuesZENUN PAJAZITI PLANIFIKOI TA EMËRONTE VËLLANË NË BORDIN E “HIDROMORAVËS”