Këshilla mbi vozitjen në dimër

Dimri sjell shumë kënaqësi, siç janë luajtja në dëborë, skijimi, por gjithashtu edhe shumë rreziqe, siç është vozitja e makinës në dëborë.

Kur rrugët janë të mbuluara nga dëbora dhe akulli, vozitësit duhet të bëjnë përgatitjet e duhura para se të dalin në rrugë, transmeton Koha.net.

“The Automobile Association” (AA) në Britani të Madhe ka publikuar disa këshilla për vozitësit para se të dalin në rrugë me makinat e tyre.

AA rekomandon që, përveç ndërrimit të gomave të verës me ato të dimrit, të pastrohen mirë xhamat e makinës para se të filloni vozitjen, ndërsa duhet të përdorni një çakmak për ta nxeh pjesën e dorezës së makinës në rast se është ngrirë, shkruan Metro.

Gjithashtu këshillohet që t’i jepni kohë vetes edhe 10 minuta ekstra në mëngjes në mënyrë që të siguroheni që makina juaj është e sigurt për udhëtim.

Moti i ftohtë gjithashtu mund të ngrijë ujin në radiatorin e makinës, që do të shkaktonte nxehjen e shpejtë të motorit. AA sugjeron që të përdorni anti-frizin, të cilin duhet të siguroheni që e blini të llojit të duhur për makinën tuaj dhe mundohuni që ta administroni atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të mbathurat duhet të jenë të terura, pasi këpucët e mbuluara me dëborë mund të rrëshqasin në pedalet e makinës. Kurse gjatë vozitjes duhet të bëni manovra të kujdesshme, pasi distanca e ndaljes është dhjetë herë më e gjatë në akull dhe dëborë. Shpejtësia e dytë është më e preferueshme në terrenet e mbuluara me dëborë.

Në përpjeta duhet të shmangni ndaljet e panevojshme, kurse duhet të mbani distancën e duhur me makinat e tjera. Hapësira duhet të jetë e mjaftueshme edhe për makinat përballë jush. Shpejtësia gjatë lëvizjes në përpjetë duhet të jetë konstante.

Nëse jeni duke lëvizur në teposhtë duhet të zvogëloni shpejtësinë paraprakisht, përdor shpejtësinë e parë dhe provoni të shmangni frenimin. Lejoni hapësirë sa më shumë që është e mundur ndërmjet jush dhe makinës përballë.

Artikulli paraprakArrestohen trafikantë shqiptarë të emigrantëve në Belgjikë
Artikulli vijuesBelgjikë: 7 femra pranojnë Islamin