Shqipëria do të presë edhe rezultatet e ndeshjeve në dy ditët e ardhshme për të parë nëse është njëra nga katër skuadrat e renditura në vendin e tretë që kualifikohen.
Por cilat kombinime e kualifikojnë Shqipërinë?
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupit B ku Shqipëria nuk pati asnjë përfitim, sot e gjithë vëmendja do të jetë nga Gjermania.
GRUPI C
Gjermania me 4 pikë luan ndeshjen e fundit me Irlandën e Veriut me 3 pikë dhe do të duhet të paktën një fitore 4-0 e gjermanëve që Irlanda të ketë një golavarazh më të keq se Shqipëria. Ndërsa në ndeshjen tjetër duhet një fitore ose të paktën barazim i Polonisë me 4 pikë me Ukrainën, që s’ka asnjë pikë.
GRUPI D
Spanja luan ndeshjen e fundit me Kroacinë dhe dy skuadrat kanë njëra 6 dhe tjetra 4 pikë. Sido që të dalë ky takim, nuk ka ndikim për Shqipërinë. Me interes është ndeshja tjetër mes Çekisë që ka 1 pikë dhe Turqisë 0. Për Shqipërinë do të duhej një barazim i tyre në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq një fitore e Turqisë 1-0.
GRUPI E
Italia me 6 pikë luan me Irlandën e vendit të fundit dhe një fitore e ‘axurrëve’ ose një barazim do ti vlente Shqipërisë për shkak se Irlanda ka vetëm një pike. Me interes është edhe ndeshja mes Belgjikës me 3 pikë dhe Suedisë me 1 pikë. Për Shqipërinë do të duhej një fitore e belgeve ose një barazim.
GRUPI F
Hungaria që ka 4 pikë përballet me Portugalinë me 2 pikë dhe për Shqipërinë rezultati më i mirë do të ishte fitorja e hungarezëve. Ndërsa në ndeshjen tjetër fitorja e Islandës ose Austrisë nuk do të ndikonte në ecurinë e Shqipërisë. /PanoramaSport/
You Might also Like
Ramazani në Pakistan, temperatura të larta në disa qytete të vendit
Në Pakistan sot janë regjistruar temperatura shumë të larta të cilat në disa pjesë të…
By
Redaksia
1 Min Read
Tragjedia më e madhe është se ne ende nuk e dimë sa Irakian kanë vdekur në emrin tonë
Raporti Chilcot:Tragjedia më e madhe është se ne ende nuk e dimë sa Irakian kanë…
By
Redaksia
2 Min Read
Ramadan Ramadani e godet fortë Ali Ahmetin
Nuk kanë të ndalur reagimet në internet për vizitën e Ali Ahmetit në Athinë. Këtë…
By
Redaksia
1 Min Read
Ilhan Omar pritet të bëhet ligjvënësja e parë muslimane në SHBA
Minesota mund të shkruajë historinë këtë vjeshtë, duke zgjedhur ligjvënësen e parë muslimane, me prejardhje…
By
Redaksia
2 Min Read
“Pehlivan Elektrak” do të shfaqet në rrugët e Ballkanit
Automjeti i cili fitoi çmimin “Dizajni më i mirë” në garën e TUBITAK automjetet alternative…
By
Redaksia
1 Min Read
‘Borati’ dhe gruaja e tij dhurojnë 1 milionë dollarë për fëmijët në Siri
Aktori i njohur Sacha Baron Cohen dhe gruaja e tij aktorja Isla Fisher kanë dhuruar…
By
Redaksia
1 Min Read
