KIM MEHMETI: MAQEDONIA ME SHQIPTARËT TË BURGOSUR DO TË KALBET!

Protestuesve të protestave të Këshillit Opozitar i është drejtuar edhe anëtari i Këshillit Opozitar, Kim Mehmeti. Mehmeti mes tjerash në fjalimin e tij tha se nëpërmjet kësaj proteste duan të tregojnë se kjo Maqedoni do ti ketë keq punët nëse mendon që do të bëj shtetin me atë vasal, duke aluaduar në partinë shqiptare në Qeveri BDI.
“Ne 26 vite I themi mos ekspiremento me durimin e shqiptarëve sepse atëherë kur shqiptarët të tregojnë sa VMRO-së dhe BDI-së vasale edhe bira e minit do ti duket si tuneli I Kalimashit. Jemi që shqiptarit që e ka humb rrugën ti themi eja se këtu e ke vendin. Ne kemi ardhur të themi se ne nuk e duam Maqedoninë e hajdutëve, I cili varfanjakin e plaçkit dhe e qon në burg, Maqedoninë ku presidenti falë kriminelët, nuk e duam Maqedoninë mëkatare. Maqedonia me shqiptarë të burgosur do të kalbet. Duam të tregojmë se shtetet ku është burgosur shqiptari I pafajshëm ata shtete janë zhdukur ndërsa shqiptarët kanë mbetur. Mos talleni me rininë shqiptarëve sepse atë ditë kur Shkupi do e dëgjoj buçamën e rinisë shqiptare Shkupi do të dridhet”, ka thënë mes tjerash Mehmeti, raporton SHENJA.

Artikulli paraprakMbaroi protesta “Dita D”: Duam Maqedoni që do t’i takojë të gjithëve 
Artikulli vijuesBabai i Komandat Malishevës: I di emrat e atyre që i tradhtuan kosovarët në Kumanovë