Zëvendës Kryeministri i Kirgistanit, Muhambetkalıy Abulkaziyev, ka thënë se avioni është rrëzuar rreth orës 7:30 sipas orës lokale në një vendbanim në afërsi të Bishkek-ut. Ai ka pohuar se të paktën 32 persona kanë humbur jetën
Një avion mallrash i tipit Boeng 747 i cili udhëtonte nga Hong Kong-u në drejtim të Bishkek-ut është rrëzuar në një vendbanim. Sipas informacioneve të para të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendës Kryeministri i Kirgistanit, Muhambetkalıy Abulkaziyev, ka thënë se avioni është rrëzuar rreth orës 7:30 sipas orës lokale në një vendbanim në afërsi të Bishkek-ut. Ai ka pohuar se të paktën 32 persona kanë humbur jetën.
Ndërsa sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi thuhet se 4 të plagosurit ndodhen nën kujdesin mjekësor.
Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh ambulancash.
Ndërkohë avioni thuhet se i përket kompanisë ajrore ACT. Ministria e Transportit të Kirgizisitanit ka thënë se avioni ka rënë gjatë uljes në pistë dhe se në të ndodheshin 5 anëtarë të ekuipazhit.
Puna e kërkim shpëtimit në terren është ende duke vazhduar.