Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar se për këtë vit në Ferizaj do të investohet në shumë projekte në fusha të ndryshme që do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Ferizajt.
Ai bëri me dije se Komunën e Ferizajt nuk e ka gjetur mirë, pasi që është në gjendje jo të mirë financiare që është lënë nga qeverisja e kaluar e udhëhequr nga Muharrem Sfarqa që vjen nga LDK-ja.
“Unë jam zotuar para qytetarëve të Ferizajt, që me programin tim do të punojë për të gjithë. Unë kam platformën time qeverisëse dhe kjo do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit në RTK.
Sipas tij nga puna dhe provoja që ka bërë më herët në komunë dhe puna që ka bërë në qendër si deputet, ka krijuar kontakte që përmes tyre të mund të marrë projekte të ndryshme nga institucionet vendore e të huaja.
“Shumë nga projektet që kam shpalosur janë në Ligjin për Buxhetin e viti 2018. Unë falënderoj të gjithë ata që po mbështesin komunën e Ferizajt, duke veçuar edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin”, deklaroi Aliu.
Ferizaj që është qendra e dytë në Kosovë, sipas të parit të komunës është futur në kaos. “Ferizaj ka më së shumti që vijnë banorë për të jetuar pas Prishtinës, unë e kam futur një projekt të madh bashkimin e qytetit, ky projekt do të merr kohë, por kjo është nj nga projektet që do të ketë sukses”, tha ai.
Edhe sa i përket aspektit gjinor, Aliu duhet të marr shembull se si duhet të ketë barazi gjinore.
Sfidat kryesore sipas Aliut, për mandatin katër vjeçar janë shumë. “Shëndetësia do të jetë një ndër prioritetet, po ashtu edhe arsimi është një nga prioritetet, unë do të punojë që ta depolitizoj këtë fushë, do të investojë në këtë fushë, shebrimet publike etj”, tha kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.