Ky është personi që e qëlloi për vdekje kosovarin në Vjenë

Mbrëmjen e së dielës në Vjenë nga të shtënat me armë zjarri janë qëlluar dy kosovarë dhe një udhëtare rasti (19 vjeçare).

Njëri ndër kosovarët, 28 vjeçari nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe pas intervenimit emergjent ka vdekur, ndërsa vëllai i tij, 25 vjeçar gjendet në gjendje kritike.

Autori in vrasjes ende nuk është kapur, por mediat austriake kanë publikuar fotografitë e tij dhe të personit që e shoqëronte, transmeton Indeksonline.

“Rreth orës 20.30 në linjën e tramvajit 49 në Vjenë ka ardhur deri të përleshja ndërmjet 4 burrave. Gjuha që kanë folur burrat dyshohet se është ballkanike, me tendencë shqipe”, raporton agjencia austriake e lajmeve, APA.

APA po ashtu raporton se në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 fishekë të kalibrit 9 mm. “Njeri nga të plagosurit (të dytë të lindur në Prishtinë), ka vdekur gjatë operimit mbrëmë, derisa vëllai i tij mbetet në gjendje të rëndë”, thuhet tutje në raportin e APA-s, përcjellë Indeksonline.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë thënë se i vrari dhe personat e dyshuar kanë folur në gjuhën shqipe. I dyshuari që po kërkohet për vrasje është personi që duket në fotografi në anën e djathtë. /Indeksonline/

Artikulli paraprakPresidenti i sapozgjedhur polak u shërben kafe qytetarëve
Artikulli vijuesKurdët sulmojnë një bazë turke