Pa dyshim se shoku më i mirë e më i sjellshëm për njeriun janë veprat e mira të tij dhe askush tjetër përveç këtij miku nuk do të hyj në varr me të.
El-Bezzari në Musnedin e tij, si dhe El-Bejheki në Shuabul-Iman përcjellin nga Ebu Hurejre radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Shembulli i birit të Ademit, i pasurisë, i veprave dhe i familjes së tij është si shembulli i dikujt që ka tre miq të ngushtë.
Një ditë prej ditësh, njëri prej tyre i tha: “Unë jam me ty sa të jesh gjallë. E, kur të vdesësh, as nuk më njeh dhe as nuk të njoh.” Kjo është pasuria e tij.
Tjetri i tha: “Unë jam me ty. Mirëpo, kur të arrish tek varri, as nuk më njeh dhe as nuk të njoh.” Kjo është fëmija i tij.
I treti i tha: “Unë jam me ty sa të jesh gjallë dhe vdekur.”
Kjo është vepra e tij.” Ibën Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij “Reudatul-muhibin” përcjellë se një njëri i urtë ishte pyetur: “Kush është shoku më i mirë?” Ai u përgjigj: “Vepra e mirë.”
Pra, vepra e mirë sillet mirë me shokun e saj, ndërkaq kush tregohet i pakujdesshëm me të do të pendohet me një pendim të thellë.
Shejh: AbduRezzak El-Bedr (Allahu e ruajttë)
www.al-badr.net