Në rrjetin social TUMBLR një jomysliman ka bërë një postim ku ka shkruar: ‘Imagjinoni një botë pa Myslimanët’. Kanë qenë të shumtë ata që e kanë pëlqyer postimin, ndërsa një ndjekës anonim ka replikuar në këtë mënyrë:
Po, le te imagjinojmë një botë pa myslimanët…
Pa myslimanët ju nuk do të kishit:
– Kafene
– Kameranë
– Eksperimentet fizike
– Shahun
– Sapunin
– Parfumet
– Ujitjen
– Motorin me djegie te brendshme
– Valvolat
– Pistonat
– Pamjet e kombinuara
– Risitë arikitekturiale (arkitektura e saktësuar – Gotizmi Europian, katedralet kanë adaptuar këtë teknike pasi kjo teknike i ka bërë ndërtesat shumë më të forta, dritaret në forma të trëndafilave, kube mbi ndërtesat, kulla rrethore, etj).
– Instrumentet kirurgjike
– Anestezinë
– Helikopterin
– Trajtimin e lisë (sëmundje e lëkurës)
– Stilografin
– Sistemin numerik
– Algjebrën/Trigonometrinë
– Kiminë
– Kriptologjinë Moderne
– 3 lloje ushqimesh (supën, mishin/peshkun, frutat/arrat).
– Syzat e xhamit
– Qilimat
– Verifikimet
– Oborret e rregulluara bukur dhe meditimet në krahasim me bimët dhe kuzhinën
– Universitetin
– Optikën
– Muzikën
– Brushën e dhëmbëve
– Spitalet
– Larjet
– Kompasin marinar
– Pijet natyrale
– Lavjerrësin
– Kozmetiken
– Operimet plastike
– Kaligrafinë (bukur shkrimin)
– Alfabetin
– Prodhimin e letrës dhe veshjeve
– Ishte një Mysliman që zbuloi se drita futet në sytë tonë dhe jo siç kishin thënë Greket se ne emitojmë rreze dhe në bazë të kësaj u zbulua kamera.
– Ishte një Mysliman që tentoi i pari të fluturojë në vitin 852 edhe pse vëllezërit Wright morrën nderimet.
– Ishte një Mysliman i quajtur Jabir Ibn Hayyan qe zbuloi kiminë moderne. Ai transformoi alkiminë në kimi. Ai zbuloi: distilimin, dëlirjen, oksidimin, avullimin dhe filtrimin. Ai gjithashtu zbuloi sulfurin dhe acidet nitrike.
– Është një Mysliman i quajtur Al-Jazari që njihet si babai i Robotikës.
– Ishte një Mysliman qe arkitekturori kështjellën e Henry V.
– Ishte një Mysliman që zbuloi gjilpërat e zbrazëta për të thithur perdet e syrit, një teknikë që përdoret edhe sot.
– Ishte një Mysliman që zbuloi vaksinimin dhe jo Jenner e Pasteur. Perëndimi thjesht e bleu nga Turqia.
– Ishte një Mysliman që kontribuoi aq shumë në matematikë si Algjebra dhe Trigonometria që u importua në Evropë 300 vite më vonë në Fibonnaci dhe në të tjerat.
– Ishte një Mysliman që zbuloi se Toka ishte e rrumbullakët (ciklore) 500 vite përpara Galileut.
– Dhe lista vazhdon…
Thjesht imagjinoni një botë pa myslimanët. Tani mendoj se më shumë mundësi ju dëshironit të thonit, THJESHT IMAGJINONI NJË BOTË PA TERRORISTËT. Dhe këtu do te isha dakord, bota do të ishte padyshim një vend më i mirë pa këto pjesë të shëmtuara. Por të bësh përgjegjës një grup të tërë për aksionet e disa individëve kjo është padijeni dhe racizëm. Askush nuk do të dëshironte që të bënte përgjegjës të Krishterët ose njerëzit e bardhë për veprat e shëmtuara si Timothy McVeigh (bombardimi i Oklahomas) ose Andreas Bevik (vrasësi Norvegjez) apo ai njeriu që vrau kongresmenin Giffords në kokë, ku ky njeri plagosi 12 dhe vrau 6 njerëz edhe pse këta njerëz nuk kishin të bëjnë aspak me këto incidente!
Njëjtë si 1,5 miliard Myslimanet tjerë të kësaj bote, unë nuk kam të bëj aspak me këtë incident! Kjo ishte replika e replikuesit ‘anonim’ i cili morri me shume se 300,000 retweeta.