Në Maqedoni shumë shpejtë do të përsëritet rasti i Tamarës së vogël e cila ndërroi jetë për shkak të papërgjegjësisë të Fondit Shëndetësor Republikan dhe kirurgëve ortopedë të Spitalit Shtetëror në Shkup të cilët me kohë nuk e kishin mbaruar punën e tyre pasi nuk kishin dhënë mendim konsiliar, ndërsa Fondi nuk kishte mundësuar shërim jashtë vendit duke e zvaritur lëndën.
Pas Tamarës, Zhurnal ka zbuluar edhe një rast tepër të prekshëm. Bëhet fjalë për vajzë të re shqiptare nga Prilepi me emrin Edina Ismaili . Ajo është 17 vjeçe dhe vuan nga sëmundja e skoliozës dhe dita ditës mezi mer frymë.
Ajo kërkon urgjentisht ndihmë nga mjekët ortoped shqiptar nga Spitali Shtetëror në Shkup dhe Fondi Republikan që ti mudësojn shërimin jashtë Maqedonisë.
Një skandal tjetër po trondit Spitalin shtetëror në Shkup. Kësaj rradhe gruaja shqiptare nga Prilepi, Dashuria Ismailovska me ditë dhe orë të tëra bredhet koridoreve të Spitalit, dhe askush nuk i ofron ndihmë. Dashuria, nëna e vajzës që vuan nga sëmundja e rëndë e deformimit në boshtin kurrizorë (skoilozë).
Vajza e re shqiptare nga Qyteti i Prilepit është duke marrë frymën e fundit. Ajo në çdo minutë rrënkon, qanë dhe mezi ngopet me ajër për shkak të sëmundjes së rëndë të scoliozës.
Kjo sëmundje i bën presion të fuqishëm në mushkëri dhe vajza shqiptare, Edina Ismaili (17 vjeçare) nga Prilepi mezi po merr frymë.
Ajo kërkoi ndihmën e vetme në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, nuk mund ti mbante lotët dhe me një zë pikëlluar rrënkonte.
“Nuk dua të jetoj më, nuk mund ta shikoj vajzën time e cila i ka vetëm 17 vjeç dhe çdo ditë e më tepër gjendja i përkeqësohet. Mezi merrë frymë. I kisha lutur mjekët shqiptarë që të më ndihmojnë, të më drejtojnë që si mund vajzën time ta shëroj. Dihet se operacioni mund të bëhet vetëm jashtë Maqedonisë, mirëpo këtë operacion duhet ta paguaj fondi për shëndetësi sepse kushton me mijëra euro.
Tani më duhet vetëm një mendim konziliar të cilët duhet ta bëjn ortopedët e klinikës shtetërore”, ka deklaruar me lotë në sy nëna Dashuria nga një fshat i qytetit të Prilepit. Ndryshe, në Klinikën shtetërore për ortopedi janë të punësuar shumë kirurg shqiptarë nga Shkupi, Kumanova dhe qytete tjera. Nëna Dashurie, ka lënë edhe publikisht numrin e telefonit celularë: 070391850.
Ajo kërkon ndihmë nga ortopedët shqiptar për ti mundësuar asaj që të siguron një mendim konziliar, poashtu me ato dokumente të aplikon tek fondi për shëndetësi që Fondi të ia mbulon shpenzimet për tu operuar vajza 17 vjeçare.
Zhurnal bënë apel deri tek kompetentët tek Fondi i Shendëtësisë (drejtori Orhan Ramadani) dhe te Klinika e Ortopedisë në Spitalin Shtetëror, drejtori e Urgjencës, Rexhep Selmanin dhe kirurgët ortoped në mesin e tyre edhe Ilir Hasanin që ti ndihmojnë sipas mundësië kësaj vazje të re shqiptare.