Mendjemadhi Messi

Është kthyer në një vizitë shumë kontradiktore pjesëmarrja e futbollistit Lionel Messi në një ceremoni simbolike në shtetin afrikan të Gabonit, ftuar nga vetë presidenti i këtij shteti, Ali Bongo.

Messi u ftua në Gabon për të vendosur gurin e themelit të një stadiumi të ri ku në të ardhmen do të luhen ndeshje të Kupës së Afrikës, por argjentinasi u paraqit me një palë xhinse dhe me një bluzë të thjeshtë që bëri shumë kontrast me veshjet serioze të zyrtarëve të lartë afrikanë.

 

Por përveç pamjes qesharake, mendjemadhësia e lojtarit arrin kulmin teksa mësohet se i ka marrë plot 3,5 milionë euro presidentit Bongo, vetëm që të jetë në Gabon për pak minuta, shkruan minuta90.com.

Banorët e shtetit të varfër afrikan e kanë kapërdirë deri diku pamjen e jashtme të Messit por nuk janë përmbajtur dot kur kanë mësuar shumën e paguar yllit botëror që ka “në xhep” katër Topa të Artë.

Për ti vënë kapakun, presidenti Ali Bongo e ka shëtitur më pas Messin me makinë të cilën e ka drejtuar vetë përgjatë rrugëve të qytetit Libreville. Francezja e mirënjohur “France Football” bën të ditur se sekseri në këtë mes ka qenë futbollisti Samuel Eto’o, i cili ka miqësi të ngushtë me Bongon.

lajmi.net

Artikulli paraprakShkatërrohet grupi shqiptar i kokainës në Itali
Artikulli vijuesA po përhapet Krishterizmi në Prishtinë nëpërmjet kurseve për anglisht?!