Mesazhe Ramazani…Nga Hoxhë Bekir Halimi

  1. Jeta është e shkurtë dhe kalon sikurse edhe ky Ramazan…
  2. Adhurimet e mundojnë pak njeriun, mirëpo e bëjnë fytyrbardhë në dynja dhe ahiret.

يَوْمَ تَبْيَضُّ وُجُوهٌ وَتَسْوَدُّ وُجُوهٌ فَأَمَّا الَّذِينَ اسْوَدَّتْ وُجُوهُهُمْ أَكَفَرْتُمْ بَعْدَ إِيمَانِكُمْ فَذُوقُوا الْعَذَابَ بِمَا كُنْتُمْ تَكْفُرُونَ (106) وَأَمَّا الَّذِينَ ابْيَضَّتْ وُجُوهُهُمْ فَفِي رَحْمَةِ اللَّهِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ (107)

“Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë (u thuhet): “A edhe pas besimit tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuajeni pra dënimin, për shkak se ishit që nuk besonit”!

Ndërsa atyre që fytyrat e tyre u janë zbardhur, ata janë në mëshirën (xhennetin) e All-llahut dhe aty janë përgjithmonë”. (Ali Imran: 106-107)

  1. I lumtur dhe fitimtar është ai që ngadhënjen epshin dhe egon e tij dhe Ramazani e ndihmon njeriun në këtë betejë.

ألا أخبركم بالمؤمن من أمنه الناس على أموالهم وأنفسهم والمسلم من سلم الناس من لسانه ويده والمجاهد من جاهد نفسه في طاعة الله والمهاجر من هجر الخطايا والذنوب.

( صحيح )

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “A t’ju tregoj kush është:

– Besimtarë: ai nga i cili janë të sigurt njerëzit në pasurinë dhe jetën e tyre.

– Mysliman: ai nga i cili janë rehat njerëzit nga gjuha dhe dora e tij.

– Muxhahid: ai që lufton egon e tij dhe e detyron në respekt ndaj Allahut.

– Muhaxhir: ai që emigron nga gjynahet dhe gabimet. (Ahmedi dhe të tjerët, Sahih).

 

Dhe për në fund një porosi nga Allahu, Fuqiplotë:

وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْقُرَى آمَنُوا وَاتَّقَوْا لَفَتَحْنَا عَلَيْهِمْ بَرَكَاتٍ مِنْ السَّمَاءِ وَالأَرْضِ وَلَكِنْ كَذَّبُوا فَأَخَذْنَاهُمْ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ (96)

“E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan”. (El-A’raf: 96).

Artikulli paraprakPse na duket i rëndë namazi i natës?!
Artikulli vijuesTop universitetet për Ekonomi në Evropë, nëse dëshironi të bëheni top ekonomist