MISVAKU NE HIGJIENEN ORALE

Rritjet e fundit të çmimeve për produktet bazike si buka, vaji, sheqeri dhe artikuj tjerë kanë një adresë. Sipas të dhënave të fundit të ESK-së, krejt kjo ndodhi për shkak të çmimeve të importit.

Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi. Me këtë shpjegohen edhe rritjet e fundit të çmimeve të produkteve bazike si buka, vaji, sheqeri dhe artikujve tjerë. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës krejt kjo ndodhi për shkak të importit të lartë. Derisa çmimet e prodhimit kanë rënë, ato të importit janë ngritur. Indeksi i çmimeve të prodhimit në Kosovë ka pësuar rënie për 0.1 për qind në mes të tremujorit të tretë dhe atij të katërt të vitit të kaluar.

“Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2010, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare për 1.1 për qind, por në krahasim me atë të tremujorit paraprak, ka një rënie për 0.1 për qind”, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave.

Rënie më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike, vërehen te nxjerrja e mineraleve metalike për 11.9 për qind, prodhimi i kemikaleve dhe i produkteve kimike, për 6.2 për qind dhe prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike 0.5 për qind. Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve 3.8 për qind, prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike 3.7 për qind, prodhimi i mjeteve të tjera të transportit 3.4 për qind, prodhimi i metaleve 3 për qind dhe prodhimi i produkteve prej metaleve, përveç makinave dhe pajisjeve, për 1.8 për qind.

“Ngritjet më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike, nga e njëjta periudhë e vitit paraprak ishin te prodhimi i mjeteve të tjera të transportit për 13 për qind, prodhimi i kemikaleve dhe i produkteve kimike 10.9 për qind, industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve 8.1 për qind, prodhimi i produkteve prej metaleve, përveç makinave dhe pajisjeve, 2.3 për qind, prodhimi i këpucëve, 1.5 për qind, dhe industri të tjera nxjerrëse, 1.2 për qind. Ngritja u neutralizua nga rënia te nxjerrja e mineraleve metalike për 10.4 për qind, prodhimi i metaleve për 6.2 për qind, punimi me dru dhe fabrikimi i artikujve prej drurit për 5.5 për qind, prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike për 4.8 për qind dhe prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike për 3.3 për qind”, thuhet në raport.

Në të njëjtën periudhë indeksi i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1.0 për qind në mes të tremujorit të tretë dhe atij të katërt të vitit të kaluar. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2010, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 6.9 për qind. Ngritje më të mëdha, sipas sektorëve, ishin te tekstili dhe artikujt e tekstilit për 11.9 për qind, vajrat ushqyese për 5.3 për qind, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani për 2.5 për qind, produktet minerale për 2 për qind, produktet e industrive kimike për 1.9 për qind, produktet e shtazëve për 1.5 për qind, instrumentet për 1.3 për qind etj.

“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te sektorët letrat dhe artikujt e saj për 2.2 për qind, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre për 1.7 për qind, mjetet e transportit për 1.4 për qind). Këpucët për 1.1 për qind, druri dhe artikujt e tij për 0.4 për qind, produktet bimore dhe metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë për 0.2 për qindMiswak{Salvadora Persica} ka qenë mjeti më i vjetër që dihet se është përdorur për higjienën orale.Është përdorur nga Babilonasit 7000 vite më parë.Gjithashtu më vonë dihet se është përdorur në mbretëritë Greke dhe Romake si dhe nga Egjiptasit dhe Muslimanët e lashtë. Përdorimi i misvakut ka qenë i shprehur shumë në Afrikë,Azi,veqanërisht në Lindjen e Mesme dhe Amerikën Jugore.
Përberja e misvakut
Misvak ka përbërje 100% organike.Përmbane fluorin(2 herë më shumë sesa që permbajnë pastat e zakonshme për dhëmbë),silikon,vitaminë C,salvadorinë dhe trimetilaminë.Misvaku gjithashtu përmbanë edhe mineralet si:kaliumi,kalciumi,klori,bikarbonat natriumi dhe okside të kalciumit. Të gjithë këta përbërës e rrisin fortësinë e smaltit të dhëmbit.Fijet që ndodhen në skajin e misvakut permbanjë një antibiotik që pengon rritjen e baktereve dhe me këtë edhe formimin e pllakut.Hulumtime të shumta kanë treguar se përdorimi i rregullt i misvakut në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon paraqitjen e pllakut,gingiviteve dhe redukton rritjen e bakterieve kariogjenike.Misvaku në mënyrë natyrale rrit fortësine e dhëmbit ndërsa bardhësine e dhëmbit e ruan përmes abrazivëve të lehtë që përmban në fijet e tij.Gjithashtu e zvogëlon ngjitjen e pigmenteve të kafes,duhanit dhe qajit në sipërfaqen e dhëmbit. Forma e misvakut dhe fijeve të tij bën të mundur përdorimin e lehtë në sipërfaqet të cilat vështirë pastrohen sikurse me brushë standarde.Përmes tij realizohet edhe masazha e mishrave të dhëmbëve e që është një faktor i rëndësishëm për mishra të shëndetshme dhe për parandalimin e paradontopatisë.
Disa nga përparësite e misvakut:
-shkatërron bakteriet në hapësirën e gojës
-largon pllakun e dhëmbit në mënyrë efektive
-ka efekt në zbardhjen e dhëmbit
-zvogëlon mundësin e prishjes së dhëmbëve
-freskon frymëmarrjen dhe largon erën e keqe nga goja
-në mënyrë efektive pastron ndërmjet dhëmbëve duke ju falënderuar fijeve të rënditura në mënyre paralele
-rrit tajitjen e pështymës nga gjëndrrat pshtymore dhe me këtë e pengon shfaqjen e gojës së thatë(Xerostomia)

Si përdoret misvaku?
Misvaku sot gjendet në shitore dhe barnatore i mbështjellur në paketim. Shkopi i misvakut duhet të mprehet nga njëra anë me anë të briskut ose me anë të dhëmbëve derisa lirohet afërsisht 1 cm e gjatësisë së tij. Pas kësaj përtypen fijet derisa lirohen në formë të brushës.Nuk nevojitet të përdoret pastë dhëmbësh.Pas disa ditëve kur fijet në shkopin e misvakut duken sikur një brushë e vjetër,ato duhet të prehen dhe të lirohet një pjes tjetër e re e tyre.Misvaku do te sigurojë pastërti të plotë të dhëmbëve dhe aromë të freskët në hapësirën e gojës.
Dhe duhet të mbani në mend; Mos e fsheh buzëqe
shjen tënde!

Dr. Luljeta Hoxha”, thuhet në raportin e ASK-së./mesazhi/kohaislame

Artikulli paraprakMadhështia e faljes
Artikulli vijuesJanë vjedhur 1.5 milion numra të kartave të kreditit