Një grup me myslimanë kenianë, që po udhëtonin me një autobus, i cili ra në pritën e një grupi terrorist, mbrojtën pasagjerët e krishterë duke refuzuar që të ndahen në grupe.
Sipas BBC, myslimanët u thanë militantëve që “t’i vrisnin të gjithë ose t’i linin të qetë”.
Të paktën dy persona gjetën vdekjen gjatë sulmit pranë një fshati në kufirin me Somalin.
Grupi somalez Al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin.
Autobusi po udhëtonte nga Nairobi për në Mandera.
Vitin e shkuar në këtë zonë, një autobus u sulmua nga militantët, të cilët vranë 28 persona jomyslimanë.
Sipas BBC, banorët myslimanë të kësaj zone kanë vuajtur pasojat e këtyre krimeve.
Shumë mësues dhe mjekë janë larguar nga ky rajon pas sulmeve të militantëve.
Për këtë arsye edhe myslimanët po bëjnë rezistencë ndaj Al-Shabab.