Myslimanët mbrojnë të krishterët nga sulmi në autobus

Një grup me myslimanë kenianë, që po udhëtonin me një autobus, i cili ra në pritën e një grupi terrorist, mbrojtën pasagjerët e krishterë duke refuzuar që të ndahen në grupe.

Sipas BBC, myslimanët u thanë militantëve që “t’i vrisnin të gjithë ose t’i linin të qetë”.

Të paktën dy persona gjetën vdekjen gjatë sulmit pranë një fshati në kufirin me Somalin.

Grupi somalez Al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin.

Autobusi po udhëtonte nga Nairobi për në Mandera.

Vitin e shkuar në këtë zonë, një autobus u sulmua nga militantët, të cilët vranë 28 persona jomyslimanë.

Sipas BBC, banorët myslimanë të kësaj zone kanë vuajtur pasojat e këtyre krimeve.

Shumë mësues dhe mjekë janë larguar nga ky rajon pas sulmeve të militantëve.

Për këtë arsye edhe myslimanët po bëjnë rezistencë ndaj Al-Shabab.

Artikulli paraprakShushuritjet për Hafez Shirazin…
Artikulli vijuesVideo: Irak, dasma kthehet në mort për shkak të Kallashnikovit