NATO dhe administartat e re amerikane kanë rënë dakord për nevojën e dialogut me Rusinë, me qëllim përmirësimin mes palëve.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pajtohen për domosdoshmërinë e dialogut me Rusinë “nga një pozicion i forcës”.
Stoltenberg zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Presidentin Trump dhe Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis dhe sipas Stoltenberg, të tre kanë qenë në një mendje, përsa i përket angazhimit të SHBA në lidhje me Aleancën Euroatlantike.
Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë kanë rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë. Trump është zotuar më herët se do t’i japë një shtysë përpara marrëdhënieve me Rusinë, por e kishte quajtur NATO-n, një organizatë të cilës i ka ikur koha./ tvklan