Në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë janë kryer operacione- intervenimet e para në sy nga kirurgjia vitreoretinale.
Operacionet janë kryer nga doktor Xhevat Lumi, kirurg vitreoretinale, i cili punon dhe vepron në Lubjanë të Sllovenisë.
Kirurgu Lumi është asistuar nga specialistët e Klinikës së Syve.
Pas intervenimit të parë tek pacientja SH. P (1954) në Klinikën e Syve, doktor Lumi, shkurtimisht tha se ndërhyrja është kryer me sukses, pacienti nuk ka pasur komplikime dhe nuk beson se nuk do të ketë edhe në të ardhmen.
Ndërkaq, Florim Zejnullahu, drejtor i Klinikës së Syve në QKUK , tha se ky është operacioni i parë dhe është historik për klinikën.
Ai falënderoi doktorin nga Sllovenia. Sipas tij, ky është një sukses i madh. Dr. Zejnullahu tha se planifikohet të kenë bashkëpunim me të gjatë me doktorin dhe të bëhet edhe trajnimi i stafit që është i gatshëm për sfidat e radhës. /kp/