Një kamion me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike është ndaluar këtë të premte në portin e Durrësit.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se në kamion është gjetur e fshehur një sasi prej rreth 700 kilogramë kanabis sativa, raporton tch.
Mësohet se kamioni po imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona, ndërsa droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, e cila më pas ka vënë në pranga edhe drejtuesin e automjetit.