Në vitin 2019 pritet të nis gjiganti i fundit infrastrukturor për Kosovën aj i Dukagjinit

Ndonëse vetëm 100 ditë qeverisje, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj vlerëson se Qeveria Haradinaj është treguar tejet e suksesshme në realizimin e shumë projekteve të premtuara.

Lekaj në një intervistë për Indeksonline ka folur për projektet e përfunduara gjatë mandatit të tij, të cilat kishin nisur vite më parë, planet për vitin 2018-të, numrin e këshilltarëve, etj.

Ai ka thënë se pret që në vitin 2019 pritet të nis gjiganti i fundit infrastrukturor për Kosovën dhe pastaj u mbetet të punojnë vetëm për mirëmbajtjen e tyre.

Ministri Lekaj madje ka treguar se ka plane edhe për aeroportin e harruar të Gjakovës, për të cilin ka thënë se duhet kohë që të zgjidhet kjo çështje.

Si i vlerësoni 100 ditët tuaja në krye të Ministrisë së Infrastrukturës?
Pal Lekaj: Vlerësimin për punën tonë e bënë më së miri qytetari, por ne konsiderojmë se për këto 100 ditët e para prej kur kemi ardhur në krye të Ministrisë së Infrastrukturës kemi bërë punë të mira, kemi pasur angazhime konkrete dhe kemi marr vendime për të zgjidhur probleme të ngecura nga e kaluara.
Bashkë me ekipin tim, kemi realizuar mbi 40 vizita (inspektuese) kemi lëshuar dy segmente rrugore me rëndësi për qytetarët e vendit, kemi përcjellë punën e mbi 100 investimeve që po bëhen në ndërtimin e rrugëve nëpër Kosovë, kemi rifilluar procedurat (pas një kohë të gjatë të lëna pas dore) për gjashtë projekte me bashkëfinancim të fondeve dhe bankave nga jashtë dhe buxhetit të Kosovës, siç është rruga Prishtinë – Pejë, Prishtinë – Mitrovicë, Prishtinë – Merdare, po ashtu me buxhetim nga jashtë do të bëhet edhe zgjerimi i disa hyrje daljeve të qyteteve të mëdha në Kosovë.
Këtu mund të hyjnë edhe projekti që po bëjmë bashkë me BERZH-in për rivitalizim të hekurudhave të Kosovës, jemi përgatitur 100 për qind për dimër, që të ofrojmë mirëmbajtje të mirë të rrugëve përgjatë stinës së dimrit dhe plotë aktivitete të tjera që konsiderojmë se shkojnë në favor të ndryshimit për të mirë të Kosovës.

 Cilat janë projektet më të mëdha që u nisën apo përfunduan gjatë kësaj kohe?
Pal Lekaj: Ne prej se kemi marrë detyrën dhe që janë veç 100 ditët e para të punës, kemi mundësuar që të lëshojmë segmentin e Kieves të autostradës Prishtinë – Pejë, e cila ka zgjatur që mbi 7 vite , dhe që do të rifillojnë punimet nga Kieva në Zahaq vitin e ardhshëm dhe pritet të përfundojë aty rreth fundit të 2020’s.
Po ashtu tash ditëve të fundit kemi lëshuar segmentin prej 14 kilometrash, Babush-Bibaj të autostradës “Arbën Xhaferi”, që e lidhë Prishtinën me Shkupin dhe për të mos e harruar që më të marrë detyrën kemi mundësuar rilëshimin në qarkullim të trenit për transport të udhëtarëve i cili fatkeqësisht ishte ndalur si pasojë e neglizhencës, po bëhet projekti i rivitalizimit të hekurudhave i financuar nga BERZH’i , janë në përfundim për nga projektimi detal thuajse të gjitha autostradat që e lidhin Prishtinën me qendrat tjera të shteteve fqinjë, ajo për Pejë e cila na lidhë me Malin e Zi, kjo për Mitrovicë e cila na lidhë me pikat 1 dhe 31 të doganave me Serbinë, ajo Prishtinë – Merdare e cila na lidhë me Serbinë financim i Bashkimit Evropian, zgjerimi i pistës së aeroportit i cili është mundësuar pas ardhjes tonë të financohet komplet nga koncesionari e në do t’ia kthejmë me këste përmes tantiemës që ia paguan Limak Qeverisë së Kosovës dhe kemi mbyllur edhe shumë projekte të tjera nëpër Komuna që janë financim i Ministrisë.

Cilat janë projektet e vitit 2018?
Pal Lekaj: Ka shumë të tilla, disa do të nisin të reja, siç i ceka me lartë, disa nga to janë vazhdimësi, por që nuk do të lejojmë të tejzgjatjen, e rëndësishme është që kemi mbështetjen e kryeministrit, rrjedhimisht edhe të Ministrave të linjave që infrastruktura e madhe, ndërtimi i autostradave të përmbyllet brenda këtij mandate. Do të ketë ndërtime të mëdha por edhe me standarde. Nuk do të tolerojmë që vetëm të hedhet asfalt, por që ato rrugë që do të ndërtohen, do të kenë në radhë të parë cilësi dhe të jenë të kompletuara me të gjitha elementet tjera përcjellëse, ndriçim, sinjalistikë vertikale e horizontale, po punohet fortë e shumë që të kemi edhe monitorim të tyre përmes teknologjisë dhe programit ITS.
Por mbi të gjitha, Prishtina po bashkohet me Shkupin në fund të vitit 2018, përmes autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtina do të afrohet me Pejën, sepse do të rifillojnë punimet në pranverë të 2018 për autostradën Prishtinë – Pejë, konkretisht segmenti Kievë – Zahaq, Dollc – Gjakovë po ashtu, Prishtinë – Mitrovicë, Prishtinë – Merdare (kufiri me Serbinë), hekurudhat do të modernizohen, do të fillojë së implementuari një projekt i financuar nga BERZH-i në vitin tjetër dhe kështu do të ecim tutje, por dallimi është në ritëm, në kemi përshpejtuar ritmin e punës.

Çka do të bëhet me “Rrugën e Paqes” me Serbinë?
Pal Lekaj: Zhvillimi i autostradës Vermicë – Prishtinë – Merdare është përcaktuar si investim me prioritet të lartë. Ky drejtim rrugor identifikohet si drejtimi rrugor rajonale nr. 7 në Rrjetin Kryesor të Transportit të Evropës Jug-Lindore që do të lidh Detin Adriatik- Shqipërinë Veriore, Prizrenin, Prishtinën, Merdaren deri në Nish (Serbi) me Korridorin X të TEN-it (Transport Europian Netëork). Kosova përmes këtij korridori do te ketë qasje te shpejte ne korridoret kryesore te Rajonit dhe lidhje me korridoret pan Evropiane.
Ne si Ministri e Infrastrukturës në bashkëpunim me ËBIF-in, EBRD dhe EIB-në, kemi përfunduar Plotësimin e Studimit të Fizibilitetit dhe Ndikimit për segmentin Besi – Merdare (Kufiri me Serbinë) në gjatësi prej 28 Km.
Tashme janë definuar shumë gjëra, siç janë, termat e Referencës dhe është përzgjedhur Kompania Konsulente për hartimin e Projektit Preleminar nga Besi – Merdare, i cili financohet nga ËBIF. Kompania Konsulentet ka përgatitur dhe prezantuar Raportin Preleminar të projektit për segmentin e Autostradës Besi – Merdare si dhe janë duke vazhduar aktivitetet ne terren.
Projekti Preleminar pritet që të përfundojnë shumë shpejt, pas përfundimit të projektit do të vazhdohet me definimin e hapave të mëtejmë të financimit të këtij projekti i cili ka një kosto të përafërt prej 168 milionë euro.

A do të lidhen autostradat “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi” me një autostradë të re, a keni planifikuar një gjë të tillë?
Pal Lekaj: Autostrada e Dukagjinit do të jetë gjiganti i fundit infrastrukturor që do të fillojë në 2019 dhe do të përfundojë, nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve, brenda tre viteve. Kosova do të përmbyllet sa i përket infrastrukturës dhe pastaj do të kemi në fokus vetëm mirëmbajtjen e tyre dhe në gjithë rrugët do të ketë siguri dhe standarde. E gjithë qarkorja e rrugëve do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik për vendin.

Cilat janë planet për Aeroportin e Gjakovës?
Pal Lekaj: E kam vizituar personalisht këtë Aeroport, jam takuar me bordin i cili menaxhon me të. Jam takuar thuajse me të gjithë udhëheqjen e Limak me të cilët shumë shtruar e kam diskutuar çështjen e mbetjes pezull të Aeroportit të Gjakovës dhe për mundësinë e aktivizimit të tij. Do ta gjejmë një zgjidhje adekuate për të. Ka disa ide se për çka mundet me u shfrytëzua ky aeroport, ne po angazhohemi që të mos ia ndërrojmë profilin prandaj duhet edhe pak kohë.

Jeni përfolur si ministri me më së paku zëvendës. Sa zëvendësministra i keni dhe edhe sa të tjerë planifikoni t’i keni?
Pal Lekaj: Në fakt, në 100 ditët e para kam qenë vetëm me ekipin e këshilltarëve, tash vonë janë emëruar tre zëvendës ministra, dy nga AAK dhe një nga PDK, nuk pres te të kem me shumë, por kjo i mbetet të vendosë Kryeministri./Indeksonline/

 

Artikulli paraprakKëto janë sëmundjet që po ua marrin jetën kosovarëve
Artikulli vijuesJa si prodhohet euro (Video)