Një studim i kryer nga Dr Dustin Wood nga Universiteti Wake Forest në Karolinën e Veriut ka pyetur njerëzit se çfarë mendonin për të tjerët, dhe çfarë ata thanë tregon shumë mbi karakterin e tyre.
Studimi ishte i përbërë nga tri pjesë; në të parën, njerëzit janë pyetur për të përshkruar tre tipare pozitive dhe negative të njerëzve të tjerë.
Ata që flisnin për gjërat pozitive ata janë më pozitiv.
Në anën tjetër, njerëzit që gjykojnë negativisht priren të kenë nivel të lartë të narcizmit dhe sjelljeve antisociale.
Dr Wood tha: “Një komplet gjigant i tipareve negative të personaliteti janë të lidhura shikimin negativ që ua bënë të tjerëve. Tendenca për të parë njerëzit në mënyrë negative ndikon në rritjen e depresionit dhe të tjera çrregullime të personalitetit.”
Pas një viti, Dr Wood i kishte rivizituar ata që kishin qenë pjesë e studimit se pa se mendimet e tyre nuk kishin ndryshuar: ata që perceptonin të tjerët pozitivisht ishin ende pozitiv, dhe e njëjta mund të thuhet edhe për ata që ishin negativ.
Nivele të larta të narcizmit mund të lidhen me depresionin, çrregullimet antisociale dhe në çështje ekstremi deri në psikopati.
Pra nëse ju doni të dini se çfarë njeriu është djali i ri në punën tuaj, pyete atë se çfarë mendon për menaxherin tuaj./KohaIslame