Nga ky muaj baza e pensionit invalidor do të jetë më e vogël. Në vend që 80% nga rroga me përvojë të plotë pensioni nga viti 2016 cdo vit do të ulet për 0.32% në vit. Deri në vitin 2040 do të bie deri në 72%.
Kjo do të thotë se punëtorët që do të punojnë përvojë të plotë (35 vjet burrat dhe 30 vjet gratë) nëse pensionohen si invalid në vend që të marin 80% do të marin pension në masën 72% nga rroga
Nga ministria e punës dhe politikës sociale theksojnë se bëhet fjalë për ndryshime të ligjit të bëra në vitin 2000 kur edhe është krijuar koncepti i sistemit pensional me disa ndryshime për këtë vit. Me sistemin e ri vërtetohet se pensionin invalidor do ta paguaj vetëm fondi pensional.