Ky është mesazhi që ua përcjell hoxha Bekir Halimi të gjithë besimtarëve mysliman anëekënd trojeve shqiptare duke shkruar: “I Dashur Musliman! Sot Ditë e Xhuma! Ditë me vlerë dhe peshë për ne Muslimanët. Allahu lëshon Mëshirën e Tij dhe na jep nga bereqetet e Tija. Shfrytëzo këtë ditë për të fal namazin e Xhumasë, për tu larë dhe shpërlarë, për të pastruar dhëmbët me brushë, për të veshur rroba të pastërta dhe të hekurosura, për tu parfimosur, për të dërguar sa më shumë salavate mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për të dhënë sadaka, lëmoshë, për tu buzëqeshur besimtarëve, për tu kujdes për prindërit, me selam dhe lutje për ta, duke u lutur për secilin musliman të sëmurë, me brenga, i varfër dhe me luftë dhe problemeve në vatanin e tij. Lutu për popullin tonë, për hoxhallarët tanë, për arsimtarët, pedagogët dhe profesorët tanë. Lutu edhe për parinë që na udhëheqin, që Allahu ti bëjë që të kenë frikë Zotin dhe të jenë të drejtë.”/KohaIslame